Ministria e Shëndetësisë informon se rezultatet nga testi i kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, për infektim të mundshëm me coronavirus, janë negative.
Zaev u testua pasi para disa ditëve ka pasur kontakt me një gazetar, i cili tashmë ka rezultuar pozitiv me Covid-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot njoftoi se do të qëndrojë në vetizolim në shtëpinë e tij në Strumicë.
Kontakte me gazetarin e infektuar, ka pasur edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ndërsa edhe rezultatet e tij dolën negative./Telegrafi/