Marcus Rashford është duke u dhënë shembull lojtarëve nëpër botë se si duhet dalë në ndihmë personave të prekur nga coronavirus.
The Sun raporton se anëtari i Manchester Unitedit ka ofruar 25 milionë euro për fëmijët e prekur nga pandemia botërore.
Anglezi është njoftuar se fëmijët kanë mbetur të mbyllur dhe nuk ka ushqim të mjaftueshëm për ta, e që ka marrë iniciativën që t’u dalë atyre në ndihmë.
Rashford ka njoftuar ditë më parë se ai i është bashkuar organizatës “FareShare” që t’i ndihmojë fëmijët e uritur.
Kjo gjë vije pas asaj që lojtarët e Manchester Unitedit kanë vendosur që të ndajnë nga një milion euro për spitalet në Britaninë e Madhe.
Sulmuesi ka kërkuar nga të gjithë lojtarët që t’i bashkohen në iniciativë dhe mos t’i lënë fëmijët e uritur shkaku i krizës nga coronavirusi.
Tashmë shkollat në Angli janë mbyllur dhe fëmijët nuk kanë ushqim të mjaftueshëm nëpër disa zona, kështu që Rashford po i ndihmon ata.