Real Madridi ua ka bërë të qartë klubeve të interesuara se mesfushori Federico Valverde është i paprekshëm dhe mund të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e plotë për largimin e tij.
Para disa ditësh mediat e huaja raportuan se mesfushori uruguaian mund të largohet nga Reali në verë për të bërë vend për transferimet e mëdha që pritet të bëhen.
Ky lajm bëri që Valverde të lidhet me një transferim me klubet e mëdha angleze, Manchester Unitedi dhe Arsenali.
Djajtë e Kuq ishin më të interesuar pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer synon të përforcojë mesfushën ende pas ardhjes së Bruno Fernandesit.
Megjithatë, transferimi i uruguaianit në Ligën Premier nuk pritet të ndodh, pasi Los Blancos i kanë bërë të qarta kërkesat e tyre të mëdha.
Sipas mediumit Daily Mirror, Djajve të Kuq u është thënë se Mbretërit do të marrin në konsideratë vetëm ofertat që plotësojnë klauzolën e largimit të 21-vjeçarit e cila peshon plot 500 milonë euro.
Valverde nuk ka gjasa të jetë e interesuar për një largim nga Santiago Bernabeu, pasi vendosi veten si lojtar kryesor për skuadrën e Zinedine Zidane këtë sezon.