E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_img

Universiteti i Tetovës i përmbylli me sukses “Ditët e hapura”

- Advertisement -spot_img

Organizimi i “Ditëve të hapura” ( 13 -15 maj 2020) nga Universiteti i Tetovës, përmes komunikimit online, zgjoi interesimin e madh të maturantëve nga vendi ynë dhe më gjerë. Edhe pse në kushte pandemie, stafi akademik dhe ai administrativ i Universitetit tonë, bashkë me Rektorin Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe dekanët e fakulteteve, u angazhuan që përmes platformës online t’i prezantojnë para maturantëve programet studimore të 13 njësive akademike. Maturantët, gjatë tri ditëve u njoftuan me ofertën arsimore – shkencore për vitin akademik 2020/2021, hapat që duhet ndjekur për të aplikuar, dokumentacionin e nevojshëm për t’u regjistruar, kushtet dhe mundësitë që Universiteti i Tetovës i ofron për ata gjatë studimeve, rëndësinë e kredive dhe të bursave, si dhe shumë informacione të tjera, që kanë të bëjnë me organizimin e procesit arsimor – shkencor.
Sipas përgjegjësit të Zyrës për Arsim të Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Ibrahim Neziri, organizimi i “Ditëve të hapura”, përmes versionit online, duke u inkuadruar maturantët përmes faqes https://ut-openday.com/index.html , në këto kushte, ka qenë mënyra më e mirë dhe më efikase për ta prezantuar ofertën akademike për të gjithë maturantët e interesuar, që karrierën e tyre profesionale dëshirojnë ta ndërtojnë duke i ndjekur studimet në Universitetin e Tetovës.
Maturantëve të këtij viti, me një mesazh u është drejtuar edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Përveç përshkrimit për rrugëtimin e Universitetit të Tetovës në dy dekadat e kaluara, ai rëndësi i ka kushtuar edhe dekadës së tretë në të cilën Universiteti i Tetovës ofron studime cilësore të pranuara ndërkombëtarisht. “Universiteti i Tetovës, sot konsiderohet vatër dhe alternativë serioze e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që garanton studime cilësore dhe të pranuara edhe jashtë vendit, të cilat mund t’i ndjekin të gjithë ata që duan të studiojnë në këtë institucion, sipas standardeve të kërkuara nga Sistemi Evropian i Transferit të Kredive dhe tregu global i punës. Universiteti ynë, tashmë hapëron drejt dekadës së tretë, me vendosmërinë, vizionin dhe frymën e rilindësve, pishtarëve të arsimit dhe iluministëve të kombit tonë. Ndaj, për të gjithë ju që do të regjistroheni në ndonjërin nga fakultetet dhe programet studimore që ofron Universiteti ynë, zotohemi se do të punojmë me përkushtim për t’ju përgatitur e aftësuar profesionalisht dhe për t’ju bërë të aftë për konkurrim dinjitoz në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës”, shprehet mes tjerash në mesazhin e tij Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti.
Universiteti i Tetovës vazhdon ta ndjekë me shumë vëmendje situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19, dhe deri më tani i ka respektuar të gjitha masat e kërkuara nga autoritetet në këtë periudhë të gjendjes së jashtëzakonshme. Organizimi i “Ditëve të hapura”, si edhe shumë aktivitete të tjera janë realizuar përmes komunikimit online.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,460AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,460AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img