E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_img

Ulet ndjeshëm numri i viktimave në Itali, numër rekord i të shëruarve nga Covid-19.

- Advertisement -spot_img

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar një ulje të ndjeshme të numrit të viktimave si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit raportohet se 285 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 27 967 bilancin total të humbjeve të jetë në vendin fqinj.

Të infektuarit e rinj nga koronavirusi në ditën e fundit kanë qenë rreth 1800 për një total prej 205 mijë personash të prekur nga pandemia. Një lajm i mirë është se po gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një numër rekord i të shëruarve, përkatësisht 4,693.

Numri aktual i pacientëve të shëruar është 75,945. Deri më tani në Itali janë kryer rreth 2 milionë tampone.

Situata paraqitet e përmirësuar dhe në Lombardi, ku autoritetet shëndetësore tregojnë për një ulje të ndjeshme të të gjitha të dhënave nga të sëmurët e rinj, viktimat apo të shtruarit në spital.

Sipas të dhënave në Lombardi, vendi që konsiderohet dhe vatra e pandemisë në Itali, në 24 orët e fundit janë regjistruar 93 viktima.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,460AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,460AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img