Turqia vijon të shënojë progres të jashtëzakonshëm në teknologji gjatë viteve të fundit. Pas krijimit të markës vendase të automobilave dhe trenit të shpejtësisë së lartë, së fundmi në Stamboll është testuar me sukses dhe makina e parë fluturuese.
Prototipi i këtij mjeti fluturues quhet “Cezeri” dhe është krijuar nga kompania turke “Baykar”. Në testimin e parë ai arriti të fluturonte deri në 10 metra lartësi.
Sipas shefit të teknologjisë së kompanisë, makinës fluturuese “Cezeri” do t’i nevojiten ende disa vite për të dalë në rrugë, por shumë shpejt ajo mund të përdoret për qëllime argëtuese.
Kompania Baykar është e njohur për prodhimin e dronëve, sistemeve të kontrollit, simulatorëve etj.