E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
spot_img

T’u hakat t’i nreçi vetllat i çita sajt

- Advertisement -spot_img

Më rastisi që një ditë të pres në radhë para bankës, ku do të çelja një kredi, dhe gjatë pritjes disa orëshe u bëra dëshmitar i lloj-lloj bisedash mes njerëzish që i qanin hallin njëri tjetrit, mes njerëzish që shiheshin për herë të parë e që bashkëbisedonin sikur njiheshin qëmoti. Aty takova lloj-lloj karakteresh që herë e humbnin durimin e pastaj silleshin sikur të mos ketë ndodhur gjë, aty takova pleq e të rinj, njerëz të lodhur e të pashpresë, të sëmurë e të pamundur, nxënës dhe studentë që kërkojnë lëmoshë… Para bankës mes kallaballëkut që pritnin për të marrë kartelat pagesore vendore “Blej produkte t’vendit”, dëgjova gjithçka, dëgjova muhabete nga politika, nga sporti, nga bujqësia … dëgjova herë pas here lutjet e lypsarëve të shumtë që kalonin aty-pari, dëgjova sharje, dëgjova rënkime, dëgjova mesele, me një fjalë, dëgjova zërin e popullit.

“Çe di muj vërtajtem pi n’bollnic’ e n’bollnic’ t’u ba analiza. N’i doktor i hirushkës ku najta 3-4 dit’ dojke tëm boje operaci pa ma sllau krvna slikën, ni qetër xhi u prestav si naçallnik a ishe kan’ obiçen doktor m’thojke taj ije për n’infektivna. Dola i nervirët pi sobe ene sa mora ta kalli ni cigare i zateka n’hodnik di sestra ene ni bollniçark’. M’u dukën shaum t’razoçarta. “Si munet dikujt t’ja rajtin pllatën a neve nisoj. Na rasturën me punë t’u na pru pacienta pi ka mos. Katastrofë!” thojke njana.  “Une de ap otkaz”, thojke qetra… Njana pi sestrave xhi u duke ma gospogj’ m’tha: o mixhë, aj ngjom mu, kërkoi doktorit uput për n’drzhavna n’Shkup se k’tou veç de malltretiresh. Zdrip me lift n’katin e tret’, fol me glavna sestrën, mesene shko n’otpusnicë mere otpusna listën ene kurtalisu pi ktau!”… M’u bë i bezdisshëm ky muhabet  dhe ika më andej turmës. E zgjata kokën për të parë në monitor numrin e biletës, por nuk arrita sepse tre-katër persona ishin ngjitur në shkallët e ngushta m’u para derës dhe fjaloseshin me rojën e bankës. “Ja kini çit funin. S’ini sposobni ta reshavni n’dakik problemin. Naravno çi me di shalltera de e bojni xhith kët’ guzhvë. Nuk punohet kshtau!” thoshte njëri. “Pi tretës smenë erdha direkt ktau me toçak, ene xhi de shofish, 100 insan’ para meje. Dërzhav’ e prajsht. Ti ep 600 miliard’ ene ta çet shpajrtin ka huna” dëgjohej zëri i një tjetri në krahun e djathtë. Prapa meje qëndronin dy gra dhe flisnin me zë të ulët, por të mjaftueshëm për t’ma tërhequr vëmendjen. “Ajo reja eme shaum kuçk’ e keçe. Raj xhith natën n’telefun ene fle xhith ditën. Kur de ngrajhet mas dreke, tureçkat me ni an’. Ajo nana e vet ja ka çit ment…”. Për një moment u fut mes nesh një lypsare e rritur duke e shtrirë dorën e duke thënë: “Bëjni gajret, Zoti va rujt familjen, ishalla va rajtin pllatën! Ipni sadaka sa ta bli ni buk’ se burri m’ka vdek. Allahi ishalla sevap va shkraun…”. Njëri prej anash ndërhyri me një zë urdhërues: “Ajde nash, nash kere! Mos na dosad! Njeri sën e bën ni hap pi juve. A mush Tetova me lipsa ene me çen. Ajde nash!”… Eca më përpara në drejtim të derës së bankës, por akoma ishte e pamundur për t’u afruar te shkallët. U ndala për një çast sepse sikur e humba baraspeshën nga kundërmimi erës së keqe që vinte nga djersët e një barkmadheje me fytyrë të zbehtë. Nën maskë vendosa edhe një leckë për të mos e nuhatur erën e rëndë që po ndihej gjithnjë e më afër derës së bankës. Aty dëgjova ca burra në moshë të thyer që flisnin duke bërtitur: “Alisë duhet me ia dhanë shutin, çaç ma, e ka gërdit dunjanë…“ “Xhi je smetajt be taj. Mos me kan’ aj, ne sën i marrim kto pare”. “Ishalla vajn Sela ene ket punt de vajn n’terezi…” “Sa tupa xhi ini. Amerika e ka vendos çi Besa me Zajkon ta formojn’ vlladën ene pik’…” “Jooo be. VMRO-ja de va çoje piskllajmën ketve. De i çoje n’p… t’nanës ket’, ene prap me BDI-në de e boje allashvereshin…”. Tani para meje ndodheshin vetëm edhe 6-7 persona të cilët e kishin humbur durimin. Të gjithë i vërsuleshin punëtorit që mbante rend duke e akuzuar për punën e ngadalshme të shërbimit bankar. “Mos raj si spomenik, mos u ban smotan! Hin ene thuju t’punojn’ pak ma xhall’!” dëgjohej një zë, ndërkaq më andej ia plaste tjetri duke thënë: “M’shkoj zhivoti napër guzhva. Gje shkova n’polici ta çes liçna kartën ene meta xhith ditën. Jo shko mere izvodin, jo baranjen e ki shkrujt gabim, jo sën e xhejm’ numrin matiçni, jo shko n’poshtë ta pagjujsh uplatnicën, jo nuk marrim evra, jo shko prajshi n’menuvaçnicë, jo p… n…”. “Xhi folish be taj? Une shkoj n’opshtinë ta marr n’i potvërd’ se e këm pagjujt porezin e stanit, aj fraeri xhi punojke me di femna n’kancallari, m’thot se kur e ke ba prenos t’ka falit ene ni dokument. Duhet t’shkojsh n’katastar ta çesish ni imoten list, mesene pi ataj direkt te kancellarija për imotno me xhith di svedoka. Xi menojsh taj, kët dërzhav’ nauk e ka nreç kovaçi. Ktau ka rend…” “Ktau te ne, jo veç stanin, ktau ta marrin ene imanin. Ta çojn’ izvërshitellin n’dakik ene t’lan’ n’sokak…”. Derisa po zhvilloheshin këto biseda, del nga brenda një punëtor i bankës dhe na u drejtua me fjalët: “Për sot mbaroi orari i punës. Mbani biletat dhe vazhdojmë me numrat ku kemi mbetur, nesër në ora 8 e gjysmë!” Filluan sharjet, u dëgjuan ofshama të thella, u krijua një situatë përplot tension… Pa një pa dy, u largova nga kallaballëku, dola në anën tjetër të rrugës, largova maskën nga fytyra që të frymoja pak më lirshëm dhe vendosa që të marr një taksi sepse ndihesha jashtëzakonisht i lodhur.  Posa e futa dorën në xhep e hetova se ma kanë vjedhë celularin. Thash: “O Zot ç’më gjeti mua. Në celularin tim lloj-lloj dokumentesh, lloj-lloj fotografish, me mijëra numra, shënime të ndryshme, të dhëna të rëndësishme… Eu! Ma paskan marrë integritetin, ma paskan marrë shpirtin, më paskan marrë më shumë vlerë se sa kredia që do të mund të merrja nga banka”. Kur i tregova bashkëshortes se ç’më ka gjetur, ajo ma preu shkurt: “Ksaj pune i thon’: t’u hakat t’i nreçi vetllat i çita sajt”.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img