E hënë, 23 Dhjetor, 2024
spot_img

Thirret Ezani i parë në xhaminë më të madhe në Turqi

- Advertisement -spot_img

Xhamia më e madhe në Turqi, ndërtimi i së cilës ka filluar në vitin 2013, është hapur për lutje në Turqi. Hapja për besimtarët e Xhamisë Çamlëxha, e cila është ndërtuar në kodrën më të lartë të Stambollit, përkoi me natën e shenjtë të nisjes së muajit të Regaibit sipas kalendarit islam. Orët e para të mëngjesit të së enjtes u thirr ezani i parë në xhaminë me kapacitet prej 63 000 vendesh dhe më pas u fal edhe namazi i sabahut. Krahas besimtarëve të shumtë, në falje mori pjesë edhe ish-kryetari i Parlamentit të Turqisë, Binali Jildirim, i cili kandidon për kryetar të Bashkisë së Stambollit në zgjedhjet që do të mbahen më 31 Mars. Yildirim tha për gazetarët se inaugurimi zyrtar i xhamisë më të madhe në vend do të bëhet nga Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan. Xhamia është ndërtuar në një sipërfaqe prej 57,000 metrash katrorë, dhe përveç xhamisë, i gjithë kompleksi përbëhet nga një muze, një galeri arti, një bibliotekë, një sallë konferencash, studiot dhe parking./Gurra.mk

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img