PDSH ka mbajtur disa takime në Tetovë.
Kreu i partisë Menduh Thaçi takoi banorët e Lagjes Teqe, banorët e fshatit Gurgunicë, ku prezantoi kandidatin për kryetar të Bervenicës, Miqail Rasimin, si dhe banorët e fshatit Novosellë ku prezantoi kandidatin dhe plan programin e Dashmir Arifit, kandidat për kryetar të Bogovinës.Reklame
Thaçi tha se kandidatët e PDSH-së do të punojnë për të gjithë, pavarësisht bindjes politike.
“Atë ditë që do të zgjidhet Dashmiri, të gjithë që jetojnë këtu, për Dashmirin do të jenë të njëjtë, pavarësisht prej partive politike, jo vetëm Dashmiri port ë gjithë kandidatët tonë bashkë me PDSh do të mundohen që ta përmirësojnë cilësinë e jetës së shqiptarëve”, theksoi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.