Ballina Lajme Thaçi dhe Ibrahimi lënduan demokracinë ndërsa Xhaferi SHKË…EU drejtësinë

Thaçi dhe Ibrahimi lënduan demokracinë ndërsa Xhaferi SHKË…EU drejtësinë

Analisti politik Qenan Aliu përmes një statusi të fundit ka komentuar ngjarjet e ditës së djeshme kur në rastin ‘Titanik2’ u dënuan ish anëtari i KSHZ-së nga rradhët e PDSH-së Bedredin Ibrahimi si dhe lideri i kësaj partie Menduh Thaçi si dhe disa të tjerë pikërisht për këtë rast, shkruan Zhurnal.mk

Aliu mes tjerave shkruan se duke mos i pasur në dijeni të gjithë provat përveç bombave të publikuara por thotë se nëse Thaçi dhe Ibrahimi mund të kenë lënduar demokracinë, atëherë Talat Xhaferi me trukun e tij në kuvend ashqiare për hatër të dikujt e ka shkë***er drejtësinë.

“Nuk i kam në dijeni të gjitha provat, përveç “bombës” së publikuar. Andaj, ndonëse Menduh Thaçi dhe Bedredin Ibrahimi mund edhe ta kishin lënduar Demokracinë, por Talat Xhaferi me TRUKUN e tij ashiqare në Kuvend, për hatër të Veljanovskit dhe Dimovit jo vetëm se e lëndoi Demokracinë por edhe e SHKË..EU Drejtësinë”, shkruan kështu Aliu.

Në komentin e tij për ngjarjet e djeshme në gjykatë Aliu thotë se disa gjëra duken të pakuptimta pasiqë pa përgjegjësinë e të gjithëve Thaçi dhe Ibrahimi janë birat e fundit të kavallit.

“Çuditërisht, disa gjëra edhe kur shpërfaqen me vërtetësinë e tyre duken të pa kuptimta, nga ajo që ka kapluar tymnaja e shkaktuar nga të tjerët. Pa përgjegjësinë e të gjithëve Thaçi dhe Ibrahimi janë birat e fundit të kavallit”, komenton kështu analisti Qenan Aliu.

Exit mobile version