E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img

Tetovë, kafenetë bëjnë përgatitjet e fundit para hapjes.

- Advertisement -spot_img

Kafenetë dhe restorantet në Tetovë po i bëjnë përgatitjet e fundit një ditë përpara hapjes së tyre për klientët. Megjithëse ende nuk e kanë të qartë se si do të funksionojnë, pronarët kërkojnë që të mund të shfrytëzojnë edhe kapacitetet brenda lokaleve.

“Në mënyrë intensive sot po punohet për pastrim dhe rregullim të restoranteve dhe kafeterive për hapjen e tyre. Kështu siç e shihni pas meje. Megjithatë, pronarët e restoranteve kanë huti në kokë se si do jetë e organizuar puna e tyre gjatë ditës së nesërme”.

“Nuk është e definuar pra a mundemi të punojmë siç thuhej dikur deri në ora 18, mbrëmë kishte ca prononcime deri në nëntë deri në dhjetë dhe kjo na krijon huti. Shpresojmë që gjatë ditës së sotme disa punë do na qartësohen dhe do na tregojnë si do duhet të punojmë -tha Velimir Patrovski, pronar restoranti.

Megjithatë, deri në marrjen e një përgjigjeje, restorantet vazhdojnë dezinfektimin dhe pastrimin e tyre, për të pritur edhe klientët e parë gjatë ditës së nesërme. Pronarët insistojnë, ashtu sikurse edhe oda ekonomike e gastronomëve, që të lejohet puna edhe brenda lokaleve.

“Para dy javësh kemi bë dezinfektimin, jemi bë gati dhe presim. Vendimi i qeverisë erdhi por edhe i komisionit për sëmundje, dhe ta shohim si do të jetë procedura e punës. Me të drejtë duhet të na lejojnë edhe brenda, se virusi nuk është vetëm jashtë, por edhe brenda, e nëse do jetë jashtë prezent është edhe brenda – u shpreh Valmir Ademi, pronar restoranti.

Nga Ministria e Ekonomisë ditë më parë thanë se nëse ndiqen si duhet protokollet për punë, së shpejti mund të kalohet në fazën e tretë, ku do të lejohej puna edhe në hapësira të mbyllura.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img