E diel, 22 Dhjetor, 2024
spot_img

Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut nuk do të largohen nga shteti nëse plotësohen këto kushte

- Advertisement -spot_img

Mosbashkëpunimi i universiteteve, sektorit të biznesit dhe institucioneve shtetërore në Maqedoninë e Veriut sjell deri te mungesa e kuadrove cilësore në kohërat moderne. 60,9% e të papunëve janë vetëm me arsim fillor ose arsim të mesëm të pambaruar, dhe janë të moshës mbi 50 vjeç, ndërkaq që kompanitë kanë nevojë për individë me arsim të lartë. Këto të dhëna u prezantuan sot në Forumin me temë “Sfidat e kompanive për gjetjen e kuadrove cilësore në kohërat moderne” në UEJL të Tetovës, njofton Portalb.mk.

Në këtë forum të financuar nga USAID u tha se përderisa bizneset modernizohen dhe i përshtaten kërkesave të tregut me inovacionet e nevojshme, përqindja me e madhe e  individëve të cilët kërkojnë punë nuk u përshtaten nevojave të kompanive pasi nuk kanë edukim adekuat.

Nga të dhënat që tregoi Nebi Jusufi, përfaqësues i Agjencisë për përkrahje të bizneseve “ESA”, nga analiza e bërë për rajonit e Pollogutrezultatet thonë se 60,9% e të papunëve janë vetëm me arsim fillor ose arsim të mesëm të pambaruar dhe janë të moshës mbi 50 vjeç, ndërkohë që kompanitë kanë nevojë për individë me arsim të lartëqë mund t’i përshtaten modernizimit të kompanisë.

“Është një grup që vazhdimisht kërkon punë por me përgatitje jospecifike për nevojat e tregut bashkëkohor të punës për të cilat kanë nevojë ndërmarrjet. Në qoftë se u shtohet edhe përqindja e personave me shkollë të mesme, gjithsej 87% kemi persona që kërkojnë punë por nuk kanë përgatitje adekuate”, tha Jusufi.

Forumi me temë “Sfidat e kompanive për gjetjen e kuadrove cilësore në kohërat moderne”

Nga ana tjetër, Kurt Vutri, projekt menaxher në projektin “Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut” i cili prezentoi të dhëna për sistemin e arsimit në Zvicër, tha se arsyeja kryesore për mungesën e kuadrove është sistemi i arsimit në Maqedoninë e Veriut.
Përderisa në Zvicër 2/3 e nxënësve zgjedhin të profesionalizohen në një profesion të caktuar, ose të marrin një zanat të caktuar, vetëm 1/3 hyjnë në gjimnaz apo në universitete.
Sipas tij, në Maqedoninë e Veriut personat që nuk hyjnë në gjimnaz apo universitete gjykohen nga shoqëria dhe rrethi, andaj dhe kemi mosbalancim në treg. Zgjidhje do të ishte një sistem arsimi që do të klasifikonte individët sipas aftësive.

Gadaf Rexhepi, profesor universitar në UEJL, tha se mosndarja me ligj e universiteteve të specializuara për punë shkakton që universitetet te ne të mundohen të kombinojnë praktikën dhe teorinë, gjë që vështirëson specializimin e individëve në fusha të caktuara.

“Ligji në Maqedoninë e Veriut duhet t’i ndan universitetet që janë teorike dhe ato praktike, kjo është një problem që sipas meje do zgjidhte shumë probleme me kuadrot që nxjerrin universitetet”, tha Rexhepi.

Sipas Rufi Osmanitinstitucionet shtetërore dhe bizneset në Maqedoninë e Veriut janë të mbyllura dhe nuk japin as informacionet që duhet të jenë publike. Mosinformimi dhe transparenca e tyre ndikon në mosbashkëpunimin e sektorit të biznesit, institucioneve shtetërore dhe universiteteve. Sipas tij, bizneset mund të ndihmohen me skenimin komplet të administratës shtetërore, e cila është e mbingarkuar dhe i kushton shumë Maqedonisë se Veriut.

Forumi me temë “Sfidat e kompanive për gjetjen e kuadrove cilësore në kohërat moderne”

“Sa kam qenë kryetar i Gostivar, kam pasur 120 persona të punësuar në organizatë, ndërkaq Tetova i ka 500 të punësuar edhe pse me madhësi jemi njësoj. Kjo Tetovës i kushton 2 milion e gjysmë euro shpenzime joproduktive. Këto para mund të shkojnë si subvencione për bizneset në vend”, tha Rufi Osmani.

Problem i kuadrove cilësore u tha se është edhe emigrimi i shumtë i të rinjëve kohët e fundit. Kushtet e punës që ofrohen në tregun e Maqedonisë së Veriut janë të pamjaftueshmë për të rinjtë e kualifikuar. Përderisa ata kërkojnë punë më fleksibël, kompanitë në Maqedoni vazhdojnë t’i stërngarkojnë ata në vendet e punës edhe pse ju ofrojnë paga të ulta.

“Kompanitë në vendin tonë funksionojnë më shumë në stilin autokrat, me një sistem të vrazhdë të kontrollit.  Nga ana tjetër të rinjtë sot kërkojnë një punë më fleksibile që do ju mundësonte edhe zhvillim personal”, tha Izet Zeqiri.

Drejtori ekzekutiv i Vezë SharriAbdylezel Dogani tha se nevojitet komunikim mes kompanive dhe universiteteve për zhvillimin e punës praktike të studentëve, me mentorë nga të dy anët për realizim të mirë të saj dhe përgatitje të studentëve për tregun e punës.

Visar Demiri nga TECH Park, tha se fajtorët kryesor janë drejtorët e kompanive që caktojnë paga shumë të ulta për të cilët personat e kualifikuar nuk janë të interesuar të aplikojnë.

“Kompanitë tona nuk kërkojnë kuadro por kërkojnë punëtorë, i cili gjatë gjithë kohës duhet të jetë i lidhur me menaxherët dhe drejtorët, dhe do kryejë punë që edhe një person i pakualifikuar mund t’i kryejë. Andaj dhe kompanitë kanë mungesa inovacionesh”, tha Demiri.

Zgjidhja për mbushjen e hapësirave të mungesës së kuadrove sipas Nebi Jusufit është krijimi i qendrave për edukim joformal.

“ Pasi projekti “Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut” bashkëpunon me komunat dhe shkollat profesionale, do të kisha sugjeruar që të ketë qendra për edukim joformal. Kjo do të ishte një zgjedhje për t’u ndihmuar kompanive. Megjithatë, insistoj që duhet një bashkëpunim i nivelit qendror me nivelin lokal”, tha Nebi Jusufi.

Forumi me temë “Sfidat e kompanive për gjetjen e kuadrove cilësore në kohërat moderne”

Implementues të këtij projekti janë: Epi Centar International, Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda për Teknologji Informatike dhe të Komunikimit MASIT, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë.

“E kemi parë të arsyeshmë që të diskutohet mes biznesit, akademisë dhe institucioneve shtetërore që të gjejnë një modul sa më të mirë se si ne të ballafaqohemi me ikjen e punëtorëve, cilat janë praktikat e huaja të cilat mund t’i implementojmë në Maqedoni”, tha Milaim Ameti, drejtor operativ i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img