E hënë, 30 Dhjetor, 2024
spot_img

“Target-Fortesa”, shpallet sot aktvendimi

- Advertisement -spot_img

Në Gjykatën Penale-Shkup sot duhet të shpallet aktvendimi për lëndën “Target-Fortesa”, që ka të bëj me përgjimin e paligjshëm she shkatërrimin e pajisjes për përgjim. Aktvendimin për këtë lëndë në gjykatë do ta dëgjoj edhe ish kreu i DSK-së dhe njëri nga të akuzuarit, Sasho Mijallkov, i cili do të sillet nga arresti shtëpiak të cilin ia caktoi gjykata si masë sigurie.

Në “Target-Fortesa” të akuzuar janë dhe shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DK Nikola Boshkoski të cilët janë në arrati në Greqi, ish ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, Vlladimir Varelov i punësuar bë DSK dhe 5 persona të tjerë nga Drejtoria.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për përgjim në DSK, në periudhën prej 2008 deri në 2015 në mënyrë të paligjshme janë përgjuar 4.286 numra të telefonit, për të cilët nuk ka pasur urdhër gjyqësor. Përgjimi në mënyrë direkte dhe indirekte ka përfshirë afro 20 mijë qytetarë.

Gjykimi për “Target-Fortesa”, ka filluar më 22 dhjetor të vitit 2017. Procesin e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq, derisa përfaqësues të Prokurorisë janë Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img