E hënë, 23 Dhjetor, 2024
spot_img

Takimi i liderëve: Nuk ka zgjedhje

- Advertisement -spot_img

Në takim marrin pjesë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Mungoi vetëm kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ndërsa si përfaqësues i PDSH-së ishte Azem Sadiku.

Ai theksoi se PDSH-ja është e gatshme që së bashku me virusin, në opozitë ta dërgon edhe partinë shqiptare në pushtet, BDI-në.

“Refuzoj të jem pjesë e procedurës kur VMRO-DPMNE do të fiton zgjedhjet, derisa humb një jetë e qytetarit”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas mbarimit të takimit.

Ai theksoi se kërkoi që në rend të ditës në këtë mbledhje të futen edhe raportet fqinjësore me Bullgarisë, por kjo u refuzua. Gjithashtu konfirmoi se temë e takimit nuk ishin audio-regjistrimet e fundit të publikuara në Youtube.

Bilall Kasami theksoi se do të mbështet çdo vendim të marrë në takim, ndërkohë kërkoi lirimin e masave si dhe kujdes nga qytetarët në respektimin e masave.

Ziadin Sela theksoi se vendi nuk duhet të ketë zgjedhje pa mbikëqyrjen e misioneve vëzhgues OSBE/ODIHR. Ai sqaroi se kanë diskutuar që vendimi të merret me konsensus.

“Në fillim të javës së ardhshme u dakorduam të kemi takim të ri tek presidenti me qëllim që të merremi vesh për datën përfundimtare të zgjedhjeve së bashku dhe me konsensus”, deklaroi Sela.

Gjithashtu edhe Zoran Zaev sqaroi se data për zgjedhje do të vendoset me konsensus. Ai përsëriti se 14 qershori është data optimale për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Mbetet që javën e ardhshme të kemi edhe një takim, që të merren informatat e nevojshme nga institucionet kompetente dhe sërish të takohemi dhe të vendosim për datën e ardhshme për zgjedhje”, deklaroi Ali Ahmeti, duke theksuar se mjekët e kanë fjalën e fundit në këtë luftë.

Afrim Gashi nga Alternativa vlerësoi se zgjedhjet duhet të mbahen në momentin kur do të ketë kushte të mira me qëllim që sa më pak qytetarë t’i ekspozohen rrezikut.

Liderët janë marrë vesh që javën e ardhshme sërish të mbahet takim mes tyre.

Në takim morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit, TalatXhaferi dhe kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski.

Takim i liderëve, takim liderësh, zgjedhje, Vila Vodno, Stevo Pendarovski, NATO, BE,
Takim i liderëve, takim liderësh, zgjedhje, Vila Vodno, Stevo Pendarovski, NATO, BE,

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, paraprakisht deklaroi se gjatë takimit me partnerët e koalicionit “Mundemi”, kanë konkluduar që duhet të shfrytëzohet momenti i zbehjes së virusit korona dhe zgjedhjet të mbahen në kah mesi i qershorit, përkatësisht në datën 14 qershor.

Nga ana tjetër, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski ka deklaruar se janë për mbajtjen e zgjedhjeve këtë verë, por për zgjedhje të cilat nuk do ta rrezikojnë jetën e qytetarëve, duke mos treguar datë konkrete.

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut pritet të tregojnë se kur është vënë në kontroll situata me koronovariusin për t’i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat ishin caktuar të mbahen më 12 prill, por u anuluan për shkak të koronavirusit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ka theksuar se pavarësisht se për cilën datë do të arrijnë ujdi partitë politike për mbajtjen e zgjedhjeve, paraprakisht autoritetet e shëndetësisë duhet të hartojnë protokoll të thuktë që duhet aplikuar gjatë ditës së zgjedhjeve, pa e vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img