E shtunë, 28 Dhjetor, 2024
spot_img

Sulmi në Vjenë, Austria shpall tre ditë zie

- Advertisement -spot_img

Qeveria austriake në seancën e sotme të jashtëzakonshme shpalli tre ditë zie për shkak të sulmit që ndodhi mbrëmë në Vjenë, në të cilin u vranë pesë persona dhe u plagosën të paktën 17 persona të tjerë.

Flamujt në të gjitha institucionet shtetërore janë ulur në gjysmë shtizë dhe në mesditë do të ketë një minutë heshtje për viktimat. Ndërsa nesër në shkolla, sipas vendimit të qeverisë, do të mbahet një shërbim përkujtimor për viktimat e sulmit terrorist.

“Austria ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë një komb i larmisë, dialogut dhe respektit të ndërsjellë, kjo është arsyeja pse ngjarjet e 2 nëntorit na goditën fort”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Presidenti i Austrisë, ministrat, Kryetari i Parlamentit, si dhe Kryetari i Komunës së Vjenës gjatë ditës së sotme pritet të vendosin kurorë me lules në vendin e sulmit.

Sipas qeverisë austriake, sulmi terrorist cilësohet si “sulm ndaj lirisë dhe demokracisë”.

Austria për herë të fundit ka shpallur katër ditë zije në vitin 2004, pas vdekjes së presidentit austriak, Thomas Klestil.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img