E hënë, 23 Dhjetor, 2024
spot_img

Studimi i Insitutit të Lartë të Shëndetit në Romë

- Advertisement -spot_img

Raporti më i fundit i Institutit të Lartë të Shëndetit në Romë konfirmon se shumica dërrmuese e viktimave të koronavirusit janë të moshuar.

80 vjeç është mosha mesatare e të 2978 të vdekurve, prej të cilëve meshkujt janë më të rrezikuarit.

Raporti konstaton se mbi 70% e të vdekurve janë burra, me një moshë mesatare prej rreth 79 vjeç.

30%-shi i mbetur janë gra me një moshë mesatare akoma më të lartë, mbi 83 vjeç.

Pjesa më e madhe e të moshuarve kanë vuajtur edhe nga sëmundje të tjera, përcjell albinfo.ch.

Vetëm 22 prej viktimave janë nën 50 vjeç, ndër të cilët 17 persona i përkasin moshave nga 40 deri 50 vjeç. Ndërsa 5 të tjerë janë nën 40 vjeç, por në raport theksohet se të gjithë viktimat nën 50 vjeç kanë pasur probleme të tjera shëndetësore dhe koronavirusi ua ka përkeqësuar gjendjen.

Raporti thekson se 68.3% e personave që kanë humbur jetën, kanë pasur patologji të tjera si sëmundje kardiovaskulare, në rrugët e frymëmarrjes, diabet, etj.

Pyetja që shtrojmë të gjithë është, pse Italia më shumë viktima nga të gjithë vendet europiane e madje renditet e dyta në botë pas Kinës? Përgjigjia është e thjeshtë.

Duke qenë se koronavirusi prek të moshuarit që janë kategoria më e prirur ndaj problemeve shëndetësore dhe kanë një sistem imunitar të dobët, Italia është ndër vendet me popullsinë më të plakur në botë.

Mosha mesatare e popullsisë vitin e kaluar ishte mbi 45 vjeç dhe ishte rritur me 2 vite krahasuar me vitin 2011. Parashikohej që deri në mesin e këtij shekulli, mbi 40% e popullsisë të ishte 60 vjeç.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img