E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img

Studenti nga Maqedonia flet për sulmet në Vjenë

- Advertisement -spot_img

Dëgjuam të shtëna të fuqishme, që dëgjohej sikur të ishte afër nesh. Por nuk dinim nga vjen, ose se çfarë saktësisht po ndodh, pastaj pamë njerëzit duke ikur, dhe dyshuam se mund të jetë ndonjë sulm”, tha për emisionin “360 gradë” në Alsat, Arijanit Zuferi nga Gostivari, që studion dhe jeton në Austri.

Ai tha se sulmi në qendër të Vjenës ka ngjallur frikë dhe panik tek qytetarët.

“Po shëtisnim me kolegët në qendër të Vjenës, vendosëm të shfrytëzojmë shansin e fundit për t`u ulur në kafene, sepse nga nesër nis karantina në Austri, dhe asgjë nuk do të punojë. U nisëm nga Shtefanplac drejt Shvedenplac, dhe pastaj dëgjuam krismat. Nuk dinim nga vinin as se çka ishte, u fshehëm nën karrige”, shpjegoi studenti Zuferi.

Ai thotë se policia ka vepruar shumë shpejtë, dhe se për disa minuta qendra e qytetit është bllokuar tërësisht.

“Ne po mundoheshim të fshihemi, sepse gjuajtjet po vazhdonin, ishte e tmerrshme. Policia bllokoi qendrën për disa orë, nuk kishim mundësi që të shkonim në shtëpi, situata ishte sikur në luftë”, tha Zuferi.

Ndryshe, policia austriake deri më tani ka njoftuar për një viktimë dhe një agresorë të vrarë, ndërsa mediumet lokale jozyrtarisht raportojnë për të paktën 7 të vdekur. Sipas policisë, sulmi ishte zhvilluar në 6 lokacione të ndryshme.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img