E shtunë, 23 Nëntor, 2024
spot_img

Spasovski: Me përgjegjësi pohoj se askush nuk ka negociuar me Mijallkovin, gjykimi të premten do t’i zbardhë të gjitha dilemat e mundshme

- Advertisement -spot_img

 Për momentin Sasho Mijallkov është në vuajtje të masës së arrestit shtëpiak në shtëpinë e tij. Ai këto ditë  nuk e ka braktisur shtetin  dhe gjatë gjithë kohës ka qenë në Shkup.  Nëse nuk do të dorëzohej,  për disa orë do të ishte tërësisht ndryshe,  informon ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe nënvizoi se ai personalisht nuk ka pasur kontakt me Mijallkovin para kthimit të tij. Potencon se  nëse  hetimi tregon përgjegjësi  për këdo qoftë, duhet të ketë përgjegjësi jo morale, por penale.

Spasovski duke qenë mysafir në brifingun e mëngjesit deklaroi se udhëhiqet hetim në Prokurorinë publike dhe  është emëruar  prokuror publik. Deri dje, nënvizoi, MPB ka punuar  me PTHP-në  në Shkup,  me prokurorët kujdestar në lidhje me  citimin e bisedave informative të personave  të cilët mund të jenë ndihmës  në arratisjen,  a janë ato anëtarë të familjes së tij ose rrethit të tij, gjegjësisht sigurimi. E rëndësishme ishte, theksoi Spasovski, të merren të gjithë celularët dhe pajisjet tjera elektronike dhe dokumentet  të cilat mund të jenë pjesë e hetimit gjatë bastisjes në rezidencën e tij.

Spasovski  pohoi se askush nuk negocion për asgjë  dhe nuk ka negociuar me Mijallkovin që ai të dorëzohet dhe se shqiptimi i gjykimit të premten është punë e gjykatës, e cila  do t’i zbardhë të gjitha këto, siç tha, dilemat e mundshme për rastin.

“Të gjithë i humbëm nervat  në lidhje me këtë situatë dhe kjo është shumë reale dhe e pritur, secili nga ne  të jetë i shqetësuar dhe  i zemëruar sepse më kot ju si Qeveri  zbatoni reforma të shumta,  pakon e pestë ekonomike, ndërmerni  përmirësim të gjendjeve në segmente tjera,  kur të ndodh një ngjarje e tillë,  nga i cili qytetarët me të vërtetë presin  nga ne përgjegjësi serioze për shkak të asaj që ne  kemi ecur nëpër rrugë, sepse  kërkonim drejtësi. Në opinion gjithsesi se e gërryen integritetin kjo ngjarje dhe çdo ngjarje  e llojit të tillë do ta  gërryejë integritetin e Qeverisë, sepse Qeveria shkon në zgjedhje”, tha Spasovski.

I pyetur se në cilën mënyrë është vlerësuar se ai është në arratisje, ministri Spasovski u përgjigj se në lidhje me  lëndën “Target-fortesa” masa e vetme e shqiptuar  ka qenë  marrja e pasaportës dhe njëherë në muaj të paraqitet në gjykatë, si  masa mbrojtëse të cilat i ka përcaktuar gjykata. Ne praktikisht, nënvizon, nuk mundemi të ndërmarim, as nuk kemi pasur urdhër ose obligim të ndërmarim ç’farëdo lloj aktiviteti në lidhje me lëvizjen e Sasho Mijallkovit.

“Nga momenti kur  merren njohuri se është e mundur arratisja,  ne i zbatojmë  autorizimet tona policore dhe në suaza të atyre mund të ndërmerni veprim të mbuluar policor nga sipërfaqet publike, Kjo nuk do të thotë ndjekje  e kujtdo qoftë. Kjo nuk është metodë efikase,  por është e lejuar me ligj”, tha mes tjerash Spasovski.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,450AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,450AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img