Një skandal i paprecedent ka ndodhur në zyrën për dhënie të çertifikatave të drejtorisë për udhëheqjen e librave amë pranë Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Djali dhe reja e Stevçe Jakimovskit kandidatit për president ditë më parë kanë kërkuar që të nxjerrin një çertifikatë për kurorzim por fatkeqësisht nga drejtoria për udhëheqjen me librin amë ditën e kurorzimit e kanë evidentuar si ditë e vdekjes së të rinjve.
Kjo për të rinjtë dhe familjen ka qenë një shok që akoma nuk mund ta besojnë prandaj Stevce Jakimovski akuzoi të punësuarit partiak të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.
Fakti që të rinjtë po largohen nga vendi nuk janë vetëm kushtet ekonomike por edhe mosfunksionimi i shtetit të drejtë.