E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
spot_img

Si u përhap epidemia e gënjeshtrave për teknologjinë 5G.

- Advertisement -spot_img

Vetëm tre ditë fushatë agresive në disa portale dhe platforma të mediave sociale të njohura për postimet e tyre tendencioze, ishin të mjaftueshme për të kontaminuar popullatën me paragjykime dhe gënjeshtra Në një reportazh të një televizioni lokal  bërë në komunën e Obleshevë-Çeshinovës, reporteri anketon qytetarët se çfarë mendojnë rreth asaj se pse dallëndyshet nuk kanë ardhur ende ose ekzistojnë vetëm një numër i vogël i tyre. Pa dyshim, shumica e bashkëbiseduesve janë mjaft të bindur për ato që thonë.

“Ne të gjithë e dimë pse, dikush është duke bërë atë që do dhe ne duhet të jemi të durueshëm,” tha një bashkëbisedues, ndërsa tjetri thotë se duhet të ishte plotësisht i qartë duke thënë se “kanë vendosur 5 gigia, siç thuhet 5 Xhi dhe njerëzit filluan të vdesin”. Në deklaratat e ornitologëve, me shumë hollësi sqarohet se migrimi i dallëndrysheve  është duke vazhduar dhe se do të zgjasë deri në fund të prillit, duke theksuar se për shkak të rënies së mprehtë të temperatures janë vërejtur edhe zogj të ngordhur. Sidoqoftë, pozicioni dhe shpjegimi i tyre i bazuar shkencërisht në këtë rast nuk u intereson njerëzve të lartpërmendur, thëniet e të cilëve janë thjesht një ilustrim i kontaminimit shumë më masive të opinionit publik.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se bashkëbiseduesit në reportazhin e përmendur janë persona të rritur, që në këtë rast janë qartë viktima të një manipulimi të opinionit publik që ka prapavijën e vet.

Kur Senati Spanjoll ratifikoi protokollin e pranimit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ishte e sigurt se vendi do të bëhej zyrtarisht anëtar i 30-të i Aleancës Veriatlantike. Më vonë, kur qeveria maqedonase depozitoi dokumentet e hyrjes në Uashington në përputhje me protokollet e anëtarësimit, u njoftua se Maqedonia e Veriut u bë zyrtarisht anëtare e plotë e NATO-s pikërisht më 27 Mars. Është e rëndësishme të theksohet se procesi i integrimit të Maqedonisë në NATO ishte objektivi i pengesave të ndryshme, më efektivja prej të cilave ishte një lajm i rremë që në mënyra të ndryshme ishte menduar të parandalonte një anëtarësim të caktuar në aleancën më të fuqishme ushtarake-botërore në botë.

Tre ditë para nënshkrimit zyrtar të anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO, më 25 mars, në rrjetet sociale është nisur një fushatë masive që shëndeti i qytetarëve i ekspozohet rrezatimit të dëmshëm të teknologjisë 5G. Në kontekstin e këtij narracioni të rremë, informacioni ishte keqpërdorur që anëtarësimi në NATO nënkupton përmbushjen e të gjitha standardeve të organizatës, përfshirë krijimin e komunikimeve të sigurta, përfshirë teknologjinë 5G, nëse vendoset në ndonjë prej vendeve anëtare të Aleancës.

Më 25 mars perms trafikut në internet  del lajmi me titull “SHBA-ja përmes rrejtit 5G transmeton koronavirusin” “.

Artikulli me titull të njëjtë është publikuar në një portal mn.mk ku lajmi përfundon me fjalët “DO TË ZHDUKET DJALLI DHE SHËRBËTORËT E TIJ, DHE DO TË  VIJË PARAJSA NË TOKË DHE MAQEDONIA DO TË KTHEHET NË GJENDJEN FILLESTARE, SHTET I PARAJSËS SË PERËNDISË. AMIN !!! ” konkludon njëfarë Aleksandar Xhepovski i cili është nënshkruar si autor i këtij teksti. E njëjta përmbajtje nga i njëjti autor u shkarkua disa orë më vonë nga think.mk.

Më 26 mars FB grupi “Farmeri” boton një fotografi të zogjve të ngordhur duke pyetur nëse dikush e di se çfarë po ndodh me zogjtë. Vijojnë komente, duke përfshirë edhe të tilla që shkaku i ngordhjes së zogjve është teknologjia 5G. Postimi dhe komentet e grupit që përqendrohen në teknologjinë 5G janë “frymëzimi” për “hulumtim gazetaresk” në 16 portale, disa prej të cilave janë të njohura për publikun për narrativat e tyre anti-NATO si dhe njoftimet e shpeshta të rreme. Titujt me variacione të vogla si: “ÇFARË PO NDODH? Portalet e mëposhtme ishin pjesë e këtij narracioni dezinformativ: (1) Bregalnicki.mk; (2) Infomax.mk, (3) Denesen.mk,  (4) Vesnik.com, (5) Republika.mk,  (6) Skopje24.com.mk, (7) Vecer.mk, (8) Kurir.mk, (9) Ulica.mk, (10) Think.mk, (11) Skopje1.mk, (12) Shilomagazine.com.au, (13) Objektivno24.mk, (14) Novlist.mk, (15) 4news.mk , and (16) Dubai-portal.com.mk.

Burimi: F2N2

Dhe nëse më 26 Mars njoftimet ishin në nivelin e një dileme se çfarë ndodh me zogjtë më 27 mars, ditën e zyrtarizimit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, nuk ka më dilema për dëmin e teknologjisë 5G. Pulse24 publikon një artikull me titull “A do të jetë më tragjike se Çernobili – opinione për teknologjin 5G” i bashkangjitet viedo e marrë nga një burim i njohur i teorive konspirative, Dejvid Ajk. I njëjti njoftim është bërë edhe në news 33.tv, ku ata i referohen një video me me titra serbisht/ përkthim ku njëfarë mjeku Tomas Kouan shpjegon se koronavirusi është rezultat i teknologjisë 5G. Videoja është hequr nga administrata e YouTube për shkak të shkeljes së rregullave.

Rrëfimi që teknologjia 5G është fajësuar për gjithçka është intensifikuar në të njëjtën ditë përmes shpalljes së një lajmi të vjetër nga viti 2018 me titull ” Telekomi i Maqedonisë aktivizon rrjetin e provuar dhe të testuar 5G në Maqedoni”. Lajmi është bituar  nga viti 2018 por është publikuar si diçka që po ndodh tani dhe në moment. Me këtë, opinioni vihet para dilemave të publikuara një ditë më parë në lidhje me misterin e ngordhjes  së harabelave ose origjinën e Koronës. Këtë riaktualizim “aksidental” të lajmit të vitit  2018 3 bëjnë edhe bulevar.mk dhe makedonskivesnik.mk.

Për t’u arritur kreshendoja e operacionit portal skopje1.mk të njëjtën ditë fondin e konspiracionit të përhapur të  teknologjisë  5G publikon, rastësisht..!? edhe një titurll nga viti 2019 “

Stoltenberg : Shtetet të cilat i bashkangjiten NATO-s si Maqedonia duhet të kenë rrjetin 5G” . Në vazhdimin e të njëjtës fushatë po të njëjtën ditë Infomax.mk dhe Dubai-portal.com.mk pubikojnë artikull me titull “RREZATIMI NGA 5G ËSHTË I DËMSHËM: Sllovenia pezullon vendosjen e teknologjisë 5G” ose “Zvicra ka ndaluar projektin 5G për shkak të shqetësimeve për shëndetin e qytetarëve të saj”.

Burimi: F2N2: Raporti midis dy llojeve të artikujve të botuar në periudhën 25-27.03.2020

Të nesërmen, më 28 mars, u botuan pesë dezinformata të tjera të ngjashme. Në total, në vetëm tre ditë nga 25 deri në 28 mars, 32 “lajme” të tilla u regjistruan në 24 portale të ndryshme, nga të cilat disa artikuj lajmesh me përmbajtje të tillë u botuan disa herë gjatë tre ditëve kritike të kësaj fushate dizinformuese.

Burimi: F2N2: Grafiku i nën-narracioneve për dezinformimin lidhur me 5G

Rrjetet sociale janë një mjet i fuqishëm për përhapjen e lajmeve të rreme

Për tu arritur efektin e dëshiruar të fushatës së dezinformimit, paralelisht me publikimet e  lajmeve të rreme,  në funksion vihen edhe grupet në FB dhe profilet individuale. Portalet që publikojnë lajme në këtë mënyrë arrijnë një numër të konsiderueshëm të ndarjeve të këtyre faqeve të FB.

Më 27 dhe 28 mars, krijohen dy grupe në FB – Stop për 5G.mk dhe Stop për rrjetin 5G në Maqedoni. Gati 10,000 ndjekës janë rekrutuar shumë shpejt. Postohet çfarëdo lloj informacioni në frymën e gënjeshtrave dhe manipulimeve. Imazhet manipuluese që lidhen me teknologjinë 5G të publikuara në profile individuale arrijnë  ndarje të larta individuale në FB me një numër prej 3,400.

Burimi: F2N2: Raporti i numrit të bashkëveprimeve në FB sipas narrativit

На активностите на социјалните мрежи се надоврзуваат и инцирање на две петиции против 5G технологијата повторно на критичниот ден 27 март кога се официјализира членството на Македонија во НАТО. Aktivitetet në rrjetet sociale pasohen nga përfshirja e dy peticioneve kundër teknologjisë 5G përsëri në ditën kritike të 27 marsit, kur anëtarësimi i Maqedonisë në NATO bëhet zyrtar. Peticionet “STOP PËR 5 G NË MAQEDONI !!!” dhe STOP PËR 5G“ gjithashtu për një kohë të shkurtër marrin 1800 nënshkrime.

Dhe kështu, vetëm në pak ditë, fushata e fortë dezinformuese nxiti një revolucion të vogël në opinionin publik. Anketa e kolegut tonë nga Çeshinova që nga fillimi i këtij teksti është një ilustrim i qartë i efekteve të fushatave të tilla dezinformuese, qëllimi kryesor i të cilit ishte minimizimi dhe diskreditimi i një ngjarje historike për Maqedoninë e Veriut siç është 27 marsi kur vendi u bë shteti i 30-të anëtar i NATO-s.

F2N2

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img