E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
spot_img

Si të dalim nga karantina pa shtuar peshë

- Advertisement -spot_img

Përveç panikut nga koronavirusi, makthi i dytë më i madh i njerëzve janë kilogramët pasi karantinimi të ketë përfunduar. Njerëzit që ditën e parë të vetë izolimit ia nisëm të ankoheshin njëzëri duke thënë se “s’pushojnë dot së ngrëni”

Qëndrimi i gjatë pranë frigoriferit, mërzitja e gjithë pasojat e tjera duket sikur përballohen më lehtë me ushqim. Ekspertët nutricionistë, thonë se kjo uri situacionale e krijuar nga stresi bën sens.

Sipas tyre kjo është një lloj urie emocionale dhe i bën njerëzit të ndihen më të qetë dhe i shpëton përkohësisht nga mërzia teksa përballojnë izolimin.

Por çfarë duhet bërë për të mos shtuar në peshë?

Ekspertët thonë se duhet të krijoni një lloj strukture në të ngrënë. Planifikoni me saktësi orët kur do të hani, ushqimet dhe porcionet. Sigurohuni të kalojë kohë mjaftueshëm nga vakti në vakt që ushqimi të tretet mirë.

Hani sa më shumë perime të jetë e mundur. Edhe nëse e kaloni masën në lidhje me sasinë, të paktën do ndiheni mirë duke ditur që keni ngrënë ushqime të shëndetshme.

Hani gjithnjë në pjata të vogla, kështu do ta frenoni veten dhe do të çoheni nga tryeza të pangopur.

Pas vaktit, lini vend për një “ëmbëlsirë” të shëndetshme-mos u keqkuptoni sepse e kemi fjalën për një ëmbëlsirë psikologjike, jo nga ato me kalori. Pasi të keni mbaruar, prisni 20 minuta dhe merruni me diçka tjetër. Meditoni, lani enët, apo flisni në telefon.

Nëse akoma ndiheni të uritur edhe pas 20 minutash, mund të ngacmoni diçka tjetër, por zakonisht pas kaq kohësh trupi kupton se është mjaftueshëm i furnizuar me ushqim.

E kuptojmë që kur bota vuan për letra higjenike, ngushëllimin e gjejmë tek patatinat a çokollatat, por kjo është një luftë mendore kështu që mobilizohuni.

Nëse ndihesh i stresuar, mos shko në kuzhinë, por merr një letër dhe zhgarravite derisa të kalojë.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img