Dita e diel vazhdon t’i gjejë shqiptarët të mbyllur brenda në shtëpi.
Ashtu si javën e kaluar, nga dita e shtunë ora 13:00, deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit ndalohet daljet përpos emergjencave ose të personave në marrëdhënie pune.
Gjithashtu, nuk lejohet qarkullimi i automjeteve, i këmbësorëve, ndërsa në rrugë do të lëvizin policia, ushtria, transporti i mallrave dhe mediat.
Ndërkohë, ditën e djeshme kryeministri Rama paralajmëroi për ndëshkime për ata që shkelin masat e vënë, deri edhe në heqje lirie.
Ndërkohë, qytetarët duke patur parasysh këtë gjë, kanë shfrytëzuar ditën e djeshme deri në orën 13:00 për të vërshuar në nëpër tregje, për të bërë blerje.
Nga ana tjetër, është vënë re një rritje e aplikimeve për të marrë lejen e daljes.
Ndërkohë, brenda 24 orëve në Shqipëri janë shënuar tre viktima nga Cooronavirusi dhe është shënuar një rritje e ndjeshme të të infektuarëve.