Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Galush të Peqinit. Një djalë i ri 20 vjeç është vrarë me armë mbrëmjen e së shtunës. Nga burime policore, raportohet se ngjarja është aksidentale.
Të njëjtat burime thonë se viktima u qëllua aksidentalisht me armë gjahu nga vëllai i tij i vogël 14-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa dy vëllezërit po kullosnin bagëtitë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë. Hetuesit janë duke punuar për të zbardhur tërësisht këtë krim.
Informacioni paraprak i Policisë së Peqinit:
Në pyllin e fshatit Galush, Peqin, dyshohet se një i mitur i cili ende nuk ka mbushur moshën 14vjeç, dyshohet se nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut dhe ka vrarë vëllain e tij shtetasin R.Ll., 20 vjeç. Ata ishin duke kullotur bagëtitë kur ndodhi ngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.