E diel, 22 Dhjetor, 2024
spot_img

Shkupi e shënon 76 vjetorin e deportimit të hebrenjëve të Maqedonisë

- Advertisement -spot_img

Me më shumë aktivitete sot në Shkup do të shënohet 76 vjetori i deportimit të hebrenjëve të Maqedonisë, në organizim të Komunitetit hebraik dhe Fondit të holokaustit.

Në Teatrin popullor të Maqedonisë do të mbahet solemnitet komemorativ në të cilin janë paralajmëruar fjalime të kryeministrin Zoran Zaev, kryetarja e Bashkësisë hebraike Berta Romano Nikoliq, Rabin Endrju Bejker, drejtori për marrëdhënie ndërkombëtare në Komitetin hebraik amerikan, Robert Singer, nënkryetar dhe drejtor ekzekutiv kryesor në Kongresin botëror hebraik dhe Zeev Elkin, ministër për Jerusalemin dhe për mbrojtje dhe mjedisit jetësor të Izraelit.

Në komemoracion në Qendrën memoriale të holokaustit do të hapet ekspozita e përhershme.

Paraprakisht, do të vendosen lule përmendores së 7.144 hebraikë të deportuar maqedonas, tek Monopoli i mëparshëm i Shkupit, ku do të ketë fjalim të kryetarit të Asociacionit ndërkombëtar për kujtim të holokaustit, ambasadori Zhorzh Santer dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Lule do të vendoset edhe para përmendores së luftëtarëve të rënë në LNÇ në Varrezat e qytetit në Butel.

Aktivitetet do të rrumbullaksohen me kocert komemorativ në Qendrën memoriale të holokaustit, me fjalim të Romano Nikoliq dhe të kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov.

Natën midis 10 dhe 11 marsit të vitit 1943 janë arrestuar të gjithë hebrenjtë në Maqedoni dhe janë burgosur në Monopol, sot Kombinati i duhanit, i cili atëherë ishte kamp përqendrimi i përkohshëm.

Më së shumti hebrenj ka pasur nga Manastiri, Shkupi dhe nga Shtipi dhe nga disa familje nga qytetet më të vogla. Sipas evidencës së autoriteteve të atëhershme okupuese bullgare dhe gjermane, janë arrestuar 7.144 hebrenj.

Më 11 mars ishin mbledhur në vagon për transportin e kafshëve dhe nga Manastiri dhe Shtipi së bashku janë sjellë në Monopolin e Shkupit, ku kanë qëndruar deri në fund të muajit mars në kushte ekstreme të rënda higjienike dhe psikologjike

Tërë pasuria u ishte marrë, ndërsa ari dhe paratë u janë konfiskuar. Pastaj sërish ishin ngarkuar, midis 80 dhe 120 në një vagon dhe ishin transportuar në Poloninë e atëhershme të okupuar, në kampin e vdekjes Treblinka, ku janë ekzekutuar.

Asnjëri nga të arrestuarit nuk është kthyer.

Në Treblinkë janë vrarë 98 për qind nga komuniteti hebrej në Maqedoni në vitin 1943, që është përqindja më e madhe në botë.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img