Ballina Lajme Maqedoni Shkup, brenda 24 orëve sanksionohen 284 shoferë

Shkup, brenda 24 orëve sanksionohen 284 shoferë

Brenda 24 orëve në territorin e Qytetit të Shkupit policia rrugore shqiptoi gjithsej 284 gjoba, prej të cilave 32 për vozitje pa patentë shofer, 35 për parregullsi teknike të automjetit, 16 për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit, 72 gjoba për parkim të jashtëligjshëm, si dhe 58 gjoba për mosmbajtje të maskës, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim, potencojnë nga MPB dhe apelojnë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion.

Exit mobile version