Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka përditësuar pak minuta më parë të dhënat për të prekurit me koronavirus në vendin tonë.
Në 24 orët e fundit ka pasur 5 të infektuar të rinj duke e çuar totalin në 64.
Tirana ka numrin më të madh të të prekurve.
9 prej të prekurve janë mjekë.
Deri tani koronavirusi ka marrë 2 jetë njerëzish në Shqipëri, një 73-vjeçare nga Durrësi dhe një 66-vjeçar nga Lushnja.