E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img

Shkon në 539 numri i të prekurve me coronavirus në Shqipëri, hartës i shtohet Kurbini.

- Advertisement -spot_img

Ka shkuar në 539 numri i prekurve me coronavirus në Shqipëri, ndërsa 21 raste janë konfirmuar vetëm në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që 6 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 283 numrin e të shëruarve, raporton TCH.

Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik informoi mbi situatën:

“Ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID-19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.

Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 539 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283. Siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 ‘Shefqet Ndroqi’, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë”.

Ndryshe, hHarta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: Tiranë 245 raste; Durrës 42 raste; Lushnje 6 raste; Elbasan 16 raste; Fier 35 raste; Kavajë 9 raste; Rrogozhinë 4 raste; Korçë 19 raste; Vlorë 5 raste; – Shkodër 94 raste; Lezhë 14 raste; Berat 2 raste; Has 13 raste;  Krujë 11 raste; Tropojë 4 raste; Pukë 5 raste; Mirditë 3 raste; Kukës 9 raste; Mallakastër 1 rast dhe Kurbin 2 raste.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

“Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40”.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img