E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img

SHBA, sot mbahen zgjedhjet presidenciale

- Advertisement -spot_img

E gjithë vëmendja këtë javë është e përqendruar te zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara se sa njerëz do të dalin për të votuar, sa shpejt do të dihen rezultatet dhe, më në fund, kush do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit.

Presidenti Donald Trump ashtu edhe sfiduesi i tij, ish Nënpresidenti Joe Biden, po argumentojnë përpara votuesve se përse e meritojnë mandatin e ardhshëm katër vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Një e panjohur e madhe është pjesëmarrja në votime. Sa njerëz do të shkojnë të martën fizikisht në qendrat e votimit, pa marrë parasysh frikën e koronavirusit, që ka lënë më shumë se 230,000 të vdekur në SHBA? Sipas organizatës Projekti Zgjedhor, deri tani kanë votuar më shumë se 93 milionë njerëz, rreth 67 përqind e të gjithë atyre që votuan në vitin 2016.

Të dyja fushatat pretendojnë se e shohin qartë rrugën drejt fitores. Jason Miller, këshilltar i fushatës së Presidentit Trump, thotë se zoti Trump e ka zgjeruar bazën e mbështetjes veçanërisht midis meshkujve afrikano-amerikanë dhe votuesve me prejardhje latinoamerikane si dhe në shtetet që historikisht kanë qenë baza të demokratëve.

“I gjithë elektorati ka ndryshuar. Koalicionet janë të ndryshme këtë herë. Fakti që Joe Bidenit iu desh të bëjë fushatë në Minesota, një shtet që republikanët nuk e kanë fituar që nga viti 1972, tregon se sa të shqetësuar janë ata,” thotë Jason Miller, këshilltar i fushatës së Presidentit Trump. Demokratët thonë se rruga drejt fitores po ndryshon në favor të tyre, sepse shtetet normalisht republikane tani janë duke u kontestuar.

Dyshja Joe Biden-Kamala Harris, kanë vizituar kohët e fundit shtetet Teksas, Xhorxhia dhe Ajova, të cilat në vitin 2016 mbështetën kandidatin Trump.

Anita Dunn, këshilltare e fushatës Biden, thotë se pjesëmarrja në votime do të thyejë rekorde sepse njerëzit janë të motivuar për të parë ndryshime.

“Nëse shikoni entuziazmin e madh që kemi parë në votimin e hershëm dhe votimin rekord deri tani, kjo tregon se njerëzit do të votojnë. Dhe ne do ta dimë në Ditën e Zgjedhjeve se ndoshta ka dalë të vojë një numër rekord njerëzish, sepse ata duan ndryshim,” thotë Anita Dunn, këshilltare e fushatës së z.Biden.

Mbetet e paqartë se sa shpejt do të jenë gati rezultatet e votimit dhe sa do të duhet të presin amerikanët për të mësuar përfundimin e këtyre zgjedhjeve, që mund të mbeten në histori.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img