Ballina Lajme Shqipëri SHBA ndihmon Shqipërinë me 1.2 milionë dollarë në përballimin e COVID-19.

SHBA ndihmon Shqipërinë me 1.2 milionë dollarë në përballimin e COVID-19.

SHBA po ndihmon Shqipërinë me 1.2 milion dollarë ndihmë shëndetësore në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së gjurmimit të rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë për reagim dhe gatishmëri, forcimin e komunikimit të rrezikut, por edhe më shumë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot listën e vendeve që SHBA po ndihmon në këtë periudhë pandemie të COVID-19.

Përmes një postimi në Twitter ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar raportin e plotë të Departamentit Amerikan të Shtetit ku konkretisht për Shqipërinë thuhet:

“1,2 milion dollarë ndihmë shëndetësore po ndihmojnë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së gjurmimit të rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë për reagim dhe gatishmëri, forcimin e komunikimit të rrezikut, dhe më shumë. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 693 milion dollarë në ndihmë totale për Shqipërinë, duke përfshirë më shumë se 51.8 milion dollarë ndihmë shëndetësore”./abcnews.al

Exit mobile version