Ish kreu i DSK-së Sasho Mijallkov shpallet fajtor për rastin “Target-Fortesa” që ka të bëje me përgjimin e paligjshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe dënohet me 12 vjet burg. Mijallkovit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ndërkohë ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg. Ndërsa të arratisurit Nikolla Boshkoski dhe Goran Grujevski dënohen në mungesë, i pari me 15 vjet burg dhe i dyti gjithashtu me 15 vjet burg.
– Advertisment –
Sasho MIjallkov dënohet me 12 vjet burg.
Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg.
Goran Grujevski dënohet në mungesë me 15 vjet burg.
Nikolla Boshkoski dënohet në mungesë me 15 vjet burg.
Nadica Nikoliq dënohet me 3 vjet burg.
Marijan Shumilikovski dënohet 2 vjet me kusht, në rast se në 5 vitet e ardhshme nuk kryen vepër penale.