Ballina Lajme Rruga e Arbërit i bën bashkë PDSH-në dhe ASH-në

Rruga e Arbërit i bën bashkë PDSH-në dhe ASH-në

Ngjarjet e fundit që ndodhën në ASH si duket për disa kanë qenë fyese, kërcënuese dhe ofenduese, mirëpo për disa që kanë për qëllim unifikimin e votës shqiptare konkretisht bashkimin e opozitës shqiptare vetëm e vetëm për ta mposhtur BDI-në.

Siç e dijmë kohëve të fundit pothuajse në çdo parti shqiptare po bëhen përçarje, apo mendime ndryshe dhe për këtë arsye i ndajnë rrugët dikush me dialog e dikush me kërcenime, përçarje e ofendime.

Kujtojmë se edhe partisë më të madhe në pushtet BDI ju thye krahu me largimin e grupit të zjarrit dhe formimin e partisë së re nga ish nënkryetari i saj z.Izet Mexhiti.

As partia e Menduh Thaçit nuk ngeli pa përçarje e cila në zgjedhjet e fundit ngeli me një deputet dhe një komunë – e cila edhe kjo e fundit u largua nga partia amë. Strukturat kyçe të kësaj partie si Azem Sadiku, Bekim Fazliu, Gazmend Aliu, Orhan Ibrahimi kohëve të fundit bashkëveprojnë si të pavarur.

Pas ngjarjeve të fundit na vjen edhe një lajm nga Bekim Fazliu i cili në profilin e tij në Facebook ka postuar një fotografi me miqt e tij Orhan Ibrahimi, Gazmend Aliu në kafe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët duke i dhënë përkrahje dhe mbështetje.

Ne mund të kemi dallime në politikë, mund të mos pajtohemi për shumë çështje e të debatojmë për to me orë e vite, por në demokraci, kurrë nuk guxon që të kërcënosh dikë me plumb në stil mafioz. E sidomos jo një Kryetar Partie, në mënyrë apsolute e asesi për shkak se ai u rreshtua haptazi kundër pushtetit.

Aktet e tilla, kërcënojnë dhe rrënojnë rëndë demokracinë dhe vlerat e saj.

Prandaj jemi sot për kafe me z.Taravari-Kryetarin e ASH-së, për t’u solidarizuar dhe për të përcjellë porosinë, se plumbat e lëna në prag të shtëpisë, në mënyrën më qyqare e mjerane, nuk i frikësojnë dot më njerëzit që rreshtohen me popullin, nga ku buron fuqia e vërtetë – shkroi ish deputeti i PDSH-së në profilin e tij në Facebook. /Gurra.mk

Exit mobile version