Ballina Lajme Maqedoni Rruga drejt Matkës mbetet e shkatërruar

Rruga drejt Matkës mbetet e shkatërruar

Kjo rrugë, ndonëse e prishur, të shpien në një nga atraksionet më të bukura të kryeqytetit. Vetëm 15 km larg qendrës së Shkupit, Kanioni i Matkës është shumë i frekuentuar nga qytetarët, por i lënë në harresë nga Institucionet. Infrastruktura e dëmtuat po u pengon edhe turistëve. Ata thonë se kanë ardhur nga larg për të vizituar vende të këtilla, por hasin në vështirësi për të ardhur deri këtu.

Nga Komuna e Sarajit thonë se me buxhetin e sivjetmë prej 84 milion denarësh, pa i përfshirë borxhet dhe bllok-dotacionet, nuk kanë mundësi të bëjnë edhe riparimin e kësaj rruge.

“Ende nuk kemi marrë përgjigje nga shumë institucione vendore ku kemi aplikuar për mbështetjen financiare të projekteve urbanistike, që bën pjesë edhe riparimi i rrugës drejt Kanionit të Matkës.  Edhe ndihma prej 47 milion denarëve e dhënë nga Qeveria sivjet për Komunën tonë, nuk na lejon luksin që të asfaltojmë atë rrugë, pasi që me ato mjete do të shlyejmë disa borxhe të trashëguara”– thonë nga Komuna e Sarajit.


Edhe pse Kanioni i Matkës është zonë e mbrojtur si monument natyror, ditëve të fundit ishte në vëmendjen e opinionit edhe me ndërtimet e egra përreth Liqenit artificial, ku disa platforma montuese u bënë mollë sherri ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror.

Exit mobile version