E vetmja e cila mbijetoi nga familja Jashari, Besarta Jashari tregon disa momente nga beteja e 5,6 dhe 7 Marsit, transmeton “Bota sot”.
E bija e Hamzë Jasharit, thotë se FItimi dhe Besimi e nisën betejën për të vazhduar me plumbin e fundit Kushtrimi i balit Adem, shkruan më tej Besarta.
Ajo tregon momentin që mbeti e vetme e rrethuar me zj arrë e tym mirëpo që tash ajo nuk është vet, kam mixhën Rifat, vëllaun Bekimin dhe të tjerët, që kanë bërë që Kulla jonë të qëndrojë edhe më e forte, përfundon shkrimin Besarta.
Postimi i plotë:
Betejën e 5, 6 dhe 7 Marsit, e nisën Fitimi e Besimi, duke ndezë fl akën e lirisë e cila ndriçoj rrugën e UÇK-së deri në liri…
Plumbin e fundit e shtiu në forcat serbe vet Kushtrimi… edhe Kushtrimi i balit Adem më la.
NGELA VETËM APO JO?!
Isha e rrethuar me zj arrë e tym, më shoqëronin motrat e çikat e axhallarëve – por ato nuk flisnin, as nana nuk më fliste… dikur tymi u largua… dhe e pashë dhe u binda se
NGELA VETËM.
As Blerina nuk ishte me mua më… si asnjëherë më parë kisha nevojë të zgjohesha nga ëndrra, por ajo nuk ishte ëndërr… së paku kisha nevojë, për një njëri që t’më gënjejte ëmbel… e kotë
NGELA VETËM
Pa asnjë frikë, krenare me Jasharët e mij ecja rrugës nga shtëpia drejtë fabrikës së municioneve që dikur ishte rruga ime për në shkollë… i pashë serbët, ishin të trishtuar, si duket plumbi i babës Shaban, balit Adem e babushit kishin shpaguar breza e breza.
Dhe kështu, ishte ajo ditë që zj arri i Kullës tonë u bë zj arrë për pushtuesin dhe shkëndi lirie për ne.
ÇDO GJË FILLOJ TË KISHTE KUPTIM
Besimi e Fitimi e nisën, sepse besonim të fitonim, ndërsa Kushtrimit e mbyli betejën e u bë kushtrim gjithëkombëtar për liri.
Atëherë edhe pushoj kënga “për mëmëdheun” e nisi “marrshi i UÇK-së”
SOT
Nuk jam vetëm, e kam mixhën Rifat, vëllaun Bekimin dhe të tjerët, që kanë bërë që Kulla jonë të qëndrojë edhe më e fortë.
Kam Valonin, Dylin e Nolin që plotësojnë jetën time.
Ju kemi edhe juve popull anë e mbarë trojeve etnike shqiptare, që çdo herë kemi qenë bashkë.
Urime festën e lavdisë kombëtare
Gëzuar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
E juaja,
Besarta