Ballina ShowBiz Roberti tregon planet për një martesë të dytë…

Roberti tregon planet për një martesë të dytë…

Në fund të verës që lamë pas, Robert Berisha bëri të ditur lajmin që bëri shumë bujë në media.

Këngëtari pranoi se pas 14 vitesh i dha fund martesës me Norën, por arsyeja nuk është bërë ende e qartë.

Çifti u nda me mirëkuptim dhe marrëdhënia që ruajnë pas prishjes së martesës është për t’u pasur zili.

Pas ndarjes, Roberti është përfolur disa herë për një lidhje të re dhe më e komentuara është ajo me modelen Jessica Kadiu.

Por, pavarësisht lidhjeve, Roberti me sa duket nuk ka në plan të martohet për herë të dytë.

Në një intervistë për revistën “Story” këngëtari tha se nuk ka ndërmend të bëjë të njëjtin gabim për herë të dytë.

“Njeriu bëhet budalla vetëm një herë në jetë, nuk kam ndërmënd të bëhem sërish. Nëse nuk do të kisha fëmijë, mbase do e mendoja të martohesha për të përjetuar atë kënaqësi. Edhe profesioni im nuk më lejon të kem një martesë të dytë”, tha këngëtari.

Ai gjithashtu sqaroi edhe deklaratën për “dashnoret” dhe këngën që u dedikoi, duke thënë se në Shqipëri kjo fjalë është keqkuptuar, pasi në Kosovë nuk ka notacion negativ.

Exit mobile version