Ka përfunduar rindërtimi disa mujor i stacionit hekurudhor në Tetovë. Hapësirat e rinovuara në përdorim u përuruan nga drejtori i Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturën Hekurudhore “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë të Veriut” – Shkup, Festim Halili.
“Është rinovuar stacioni hekurudhor në Tetovë i cili është ndërtuar në vitin 1952 dhe që atëherë është ndërhyrë vetëm një herë në pjesën e çatisë së stacionit. Projekti i rinovimit përfshin një sërë ndërhyrjesh në ndërtim, duke filluar me problemin e kahershëm me kanalizimet atmosferike, i gjithë parkimi është asfaltuar, sigurohet aksesi për personat me aftësi të kufizuara, ndryshohet e gjithë çatia dhe ekziston fasadë e re që ka më shumë efiçiencë të energjisë.