E diel, 22 Dhjetor, 2024
spot_img

Rikthim i jetës në normalitet, propozohen masa lehtësuese, por ora policore nuk shkurtohet.

- Advertisement -spot_img

Dalëngadalë po parashikohet rikthimi i jetës normale. Komisioni për Sëmundje infektive ka propozuar plan për lehtësim të masave shtrënguese që do të zbatohet në disa faza. Propozimi për të cilin duhet të vendosë qeveria parashikon që këtë javë të hapen qendrat për edukim, trajnim dhe seminare për të rritur, organizimin i mbledhjeve të organeve udhëheqëse, hapja e autoshkollave, qendrat për testim, trajnimet për sport në ambiente të hapura për sporte individuale, hapja e bastoreve përmes sporteleve si dhe hapja qendrave tregtare të mbyllura, por jo edhe kafenetë dhe restorante në to.

“Pas ndjekjes së gjendjes epidemiologjike kur të kthehen në funksion këto operatorë ekonomik, javën tjetër, parashikohet të propozohet edhe hapja e objekteve hotelierike shërbyese, trajnimet sportive kolektive në mjedise të hapura”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Po si do të funksionojnë kafenetë dhe restorantet që planifikohet të hapen javën e ardhshme? Në emisionin “10 minuta” të TV21 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tregoi se cilat objekte hotelierike nuk do të mund të hapen.

Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë:

“Nuk do tu mundësohet hapja të gjithë atyre që nuk ka kanë tarraca”.

TV21: Pra domosdoshmërisht të ketë një ambient të hapur?

Kreshnik Bekteshi: Një ambient të hapur por është me rëndësi të theksohet që edhe në ambientin e hapur, apo tarracat, duhet të respektohet distance mes tavolinave dhe një sërë masash tjera të parapara me protokoll”.

Propozimi është që në 10 metra katrorë të ketë vetëm një tavolinë, ku nuk mund të ulen më shumë se katër persona. Me këto kushte lokalet e vogla nuk do të mund të kenë më shumë se dy tavolina gjë që nuk u leverdis ekonomikisht. Kjo ka sjellë edhe debat dhe mospajtime në qeveri, tregoi Ministri Bekteshi.

“Disa nga anëtarët e qeverisë mendojnë se duhet të mundësojmë hapjen e lokaleve edhe atyre që kanë kapacitete më te vogla sa i përket tarracave por njëkohësisht edhe atyre që kanë objekte që funksionojnë vetëm brenda (të mbyllura)”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Por çdo të bëhet me orën policore? Ministri i Shëndetësisë sot tha se tani për tani nuk mendohet shkurtimi i së njëjtës, por më vonë mund të shkurtohet nëse krijohet kërkesë nga operatorët që do të nisin me punë këto 3 javë. Ndërkaq Ministri i Ekonomisë thotë se mund të pritet shkurtim i orës policore duke nisur nga java e ardhshme.

Pas dy javësh parashikohet edhe hapja objekteve për lojëra të fatit, kazinove, trajnimet sportive të ambiente të mbyllura, pishinat, qendrat e fitnesit.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img