Në Gostivar është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. Kështu bëjnë të ditur nga reparti infektiv në Gostivar. Bëhet fjalë për një grua të moshës mbi 40 vjeçare e cila dje është paraqitur bashkë me burrin e saj në Repartin Infektiv, me djegie të fytit dhe shtrëngime në kraharor.
Doktor Enes Memedi infektolog njofton se pacientja menjëherë është izoluar në Repartin Infektiv dhe rezultatet sot flasin se është pozitive me koronavirus. Gjendja e saj është stabile por nëse shfaqet ndonjë lloj komplikimi, do të dërgohet në Shkup, njoftojnë nga reparti infektiv në Gostivar. Sot do të testohet bashkëshorti I saj dhe do të izolohen njerëzit që mund të kenë pasur kontakt me të.