E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_img

Rajoni harmonizon protokollet për hapjen e kufijve.

- Advertisement -spot_img

Hapja e kufijve për lëvizje të lirë dhe turizëm mes shteteve të rajonit bëhet gjithmonë e më e mundur. Protokolli që do definojë rregullat për hapjen e kufijve dhe lëvizjen e lirë mes shtete fqinje do të përgatitet gjatë javës së ardhshme.

Ministria e Shëndetësisë
“Këto protokolle do të diskutohen me vendet e tjera fqinje në mënyrë që të kenë një qasje dhe shërbime të unifikuar në rajon. Pas dorëzimit të protokolleve do të presim përgjigje nga shtete tjera.”

Takimi i parë në nivel institucional për këtë çështje, u realizua mes ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe homologut të tij grek Vasilis Kikilias, një ditë më parë.

Ne të dy jemi pajtuar që është e nevojshme të sigurohet një rrjedhë e shpejtë i kufijve që janë jashtëzakonisht të ngarkuar gjatë verës dhe të sigurojmë qasje të lehtë në shërbimet shëndetësore të qytetarëve nëse përfundimisht infektohen me virus korona gjatë qëndrimit në Greqi dhe Maqedoninë Veriore- deklaroi Venko Filipçe.

Ndërkohë që institucionet në Maqedonisë e Veriut janë më të rezervuara rreth një date të mundshme për hapjen e kufijve, kryeministri Edi Rama tha se ato të Shqipërisë pritet të hapen brenda muajit maj.

Ne duam t’i qëndrojmë objektivit, që brenda majit të mund të hapim të gjitha rrugët për shqiptarët, të Shqipërisë, të Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë edhe në funksion të turizmit- pohoi Edi Rama- kryeministër i Shqipërisë

Më 17 mars, Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim për mbylljen e kufijve tokësor dhe ajrorë, si masë parandaluese për shpërndarjen e virusit korona.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,460AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,460AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img