E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img

Qeveria arsyeton vendosjen në karantinë të Veriut – Sfeçla thotë se janë 16 raste me COVID-19.

- Advertisement -spot_img

U.d, në Ministrinë e Brendshme, Xhelal Sfeçla, ka reaguar pas lajmit se dy komunat në veri të vendit, aplikojnë masat e Serbisë ndaj Coronavirusit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Sfeçla ka thënë se masat e karantinimit të Komunës veriore dhe Zveçanit ka ardhur për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.

Ai ka thënë se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në bashkërendim me të gjitha Institucionet ka ndërmarrë vendimet dhe masat e duhura gjithnjë.

“Komuna veriore e Mitrovicës dhe komuna e Zveçanit janë vendosur në karantinë për shkak të 16 rasteve të testuara pozitivisht me Covid-19. Sipas vlerësimeve dhe kërkesave të ekspertëve shëndetësorë, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në bashkërendim me të gjitha Institucionet ka ndërmarrë vendimet dhe masat e duhura gjithnjë”, ka deklaruar ai.

Më tej ka bërë të ditur se Vitia është në kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm me dy kryetarët e këtyre dy komunave dhe autoritetet përgjegjëse.

“Unë, si ushtrues i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, jemi në koordinim të plotë me Ministrin Vitia. Po ashtu bashkëpunimi me KFOR-in është permanent dhe tejet i mirë. Të gjitha institucionet përgjegjëse po përcjellin situatën pandërprerë në mënyrë që reagimi i tyre të jetë konform gjendjes. Po bëjmë gjithçka tërë kohën për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit, i cili nuk njeh kombësi, fe, rajon apo moshë. Jemi të përkushtuar që t’ju shërbejmë të gjithë qytetarëve pa kurrfarë dallimi”, ka theksuar Sfeçla.

Ai ka bërë apel mos të dezinformohet me informata të pa verifikuara por të kontribuohet në daljen nga situata e krijuar.

Shteti ynë ndodhet para sfidës me të cilën shumë vende në mbarë globin po ballafaqohen. Mbrojtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve ndodhet mbi të gjitha. Që ne të jemi sa më të suksesshëm në këtë qëllim ne ftojmë të gjithë të kontribuojmë në tejkalimin e kësaj situate duke përsëritur apelet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik e jo duke shpërndarë dezinformata apo informata të pa verifikuara. Vazhdojmë, me kujdes, pa panik”, ka shkruar Sfeçla.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,470AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,470AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img