Ballina Lajme Maqedoni Protestë para Kuvendit të RMV-së: Deputetët të dëshmojnë se janë kundër diskriminimit

Protestë para Kuvendit të RMV-së: Deputetët të dëshmojnë se janë kundër diskriminimit

Para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) është mbajtur protesta e Rrjetit Nacional për Luftë Kundër Homofobisë dhe Transfobisë, transmeton Portalb.mk.

“Jemi mbledhur, që të kërkojmë që Ligji të miratohet sot urgjentisht në seancë plenare. Të enjten, më 7 mars, Ligji u tejkalua pa ndonjë arsye nga ana e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe i njëjti nuk u vendos në votim”, tha Elena Petrovska nga Rrjeti Nacional për Luftë Kundër Homofobisë dhe Transfobisë.

Protestuesit kanë kërkuar nga deputetët e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ta miratojnë urgjentisht Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe të dëshmojnë se janë kundër diskriminimit.

“Publikisht i thërrasim deputetët e partive të shumicës parlamentare, LSDM-së dhe BDI-së, urgjentisht ta miratojnë Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, në seancë plenare të hënën, dhe përfundimisht të qëndrojnë në anën e qytetarëve”, tha më tej Petrovska.

Më tej, nga atje vlerësojnë, se me mosmiratimin e këtij Ligji, deputetët dëshmojnë se nuk u pengon nëse qytetarët diskriminohen dhe cenohen nga mekanizmat për mbrojtje nga diskriminimi, veçanërisht ata të cilët janë pjesë e grupeve të margjinalizuar  dhe të pakicave në shtet.

Exit mobile version