(Brohorritja UÇK nga ana e qytetarëve, është dëshmi e respektit që kanë ndaj luftës së lavdishme, por edhe dëshmi e dëshprimit nga mos realizimi i denjë i kërkesave të shqiptarëve të dalura nga lufta)
Duke pas parasysh të kaluarën dhe të sotmen, këto padrejtësi na detyrojnë të dalim me Kumtesë, në mbështetje të protestave qytetare kundër rasteve të montuara me prapavija politike në këtë shtet.
Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare
K U M T E S Ë
Të nderuar qytetar, popull solidar dhe ju bashkë kombëtar.
Të pandershëm qeveritar, politikan dhe pushtetar,
Politika vërtetë është pushtet, por pushteti duhet të ketë rend, të ketë ujë në sy që të mund ta shikon sovranin përballë sy më sy.
Keqpërdorimi i besimit të qytetarit, ju bënë të pabesë, të pa cipë dhe të pamoralshëm.
Në agjendën e Qeverisë aktuale, obligim dhe prioritet kryesor ishte kërkesa e Bashkimit Evropian që rekomandon plotësimin e kritereve dhe përmbushjen e detyrimeve siç janë:
• Lufta kundër krimit të organizuar;
• Lufta kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë;
• Eliminimi i funkcionimit të gjyqësisë selektive;
• Eliminimi i çdo lloji të diskriminimit;
• Krijimi i institucioneve të shëndosha të shtetit funkcional;
• Eliminimi i dukurive negative në shoqëri;
• Përdorimi i shprehjes dhe fjalës së lirë;
• Mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut;
Jemi dëshmitar që Kryeministri aktual u zotua publikisht para qytetarëve, duke u betuar në gjuhën e dhelpnës se do të realizon kërkesat e BE-së, duke e luftuar krimin e organizuar, duke arestuar fajtorët e vërtetë, duke sakrifikuar edhe karierën e tij, vetëm e vetëm në këtë vend të sundon ligji dhe të lulëzon drejtësia.
Sigurisht që Gjykatat dhe Prokuroria, janë njëra prej institucioneve me përgjegjësi më të madhe në zbatimin e drejtësisë, dë duhet të jenë objekt monitorimi dhe zbatimi i së drejtës pa ndërhyrje të politikës.
Por, sikundër që dihet nga e kaluara, në Maqedoni, këto tridhjetë vite pluralizëm, gjykatat kanë qenë kanali që ka prodhuar më së shumti ndotje në ambientin tonë demokratik dhe mos zbatimin praktik të instrumenteve juridike, ku proceset e montuara, ikja e të dënuarve nga dora e drejtësisë, vrasjet me prapavijë politike, vjetërsimi i lëndëve, korupcioni i gjykatësve, kanë qenë alfa dhe omega e veprimtarisë së tyre, sikur rasti i Katicës, shoqes së Fatimes duke e mbrojtur Boka 13-shin, mikun e Zaev bombashit.
Si çdo rast tjetër i iskenuar ose rastet e montuara me prapavijë politike në këtë shtet, kur në shprehje është defokusimi i problemeve kruciale me të cilat ballafaqohet vendi, pa asnjë hamendje dhe asnjë dyshim, për dekada me rradhë, fajtori kujdestar për për të mbuluar flliqësirat e sistemit, gjithmonë është gjetur dhe dënuar shqiptari. Rastet e këtilla janë trajtuar me shkelje të rënda të konventave ndërkombëtare duke përfunduar edhe me likuidime fizike të qytetarëve të pafajshëm.
Ky lloj i shkeljeve të mëdha ligjore dhe procedurale kundër njerëzimit që ushtrohej nga vet aparati shtetëror, janë rastet që kanë ndodhur pas tranzicionit, në këtë shtet që para ndërkombëtarëve thirej shtet demokratik, por me sistem dyarshin të njëmendësisë dhe diktaurës fashizoide ndaj popullit më të lashtë në kontinentin e vjetër. Ky popull akoma i ka të freskëta rastin e Ladorishtit, Bit Pazarit dhe të Gostivarit.
Për të legjitimuar fjalët e potencuara dhe për të arsyetuar dyshimin e parezervë që ky popull e ka ndaj insstitucioneve të këtij shteti, është deklara e kërkim faljes publike e ish Presidentit Branko Cërvenkovski, që njihet baba i Lidhjes Social Demokrate të re, të partisë në pushtet. Ai publikisht pranoi se shteti është autori i skenarit të ngjarjeve të Gostivarit, ku shqiptarët i përdorëm mish për top, me qëllim të defokusimit të situates dhe të fshehim aferën koruptive TAT të hajnisë së qeverisë. I njëjti skenarë me direktivat e Rusisë për të ruajtur ndikimin rus dhe ortodoks në Maqedoni dhe ballkan, për kundër integrimit të shtetit në strukturat Euro-Atlantike, po njësoj në kabinetit e Presidentit antiperendimor dhe antishqiptar Gjorgje Ivanov, u iskenua sulmi i 27 Prillit në institucionin më të lartë ligjvënës në një shtet parlamentar.
Me bindje të plotë dhe pa asnjë dyshim, besoj thellë në vete se rasti Monstra, ose ai i Kumanovës dhe shumë raste të tjera, janë raste të montuara me prapavijë të tensionimeve etnike dhe fetare, për të defokusuar vëmendjen e qytetarëve dhe duke fshehur aferat koruptive të qeverisë së Nikolla Gruevskit dhe bandës së tij mafioze e ndihmuar edhe nga disa shqipfolës.
Pyes politikanët tanë, Ku është Nikolla?
Ky rast konkret, a nuk karakterizohet me shkelje të shumta nga ana e institucioneve që janë të thirrura të veprojnë në pajtim me ligjet pozitive në fuqi ?!
Prej nga e dinte kukulla Gordana se ekzekutorët e rastit Monstra ishin grup shqiptar terroristë, radikalistë Islamik, duke arestuar edhe gra në moshë mbi 60 vjet, dhe duke na quajtur publikisht indianë në fjalë dhe rom e maxhup në librat shkollorë të botuara pas luftës së vitit 2001, ku padrejtësia, diskriminimi dhe skenaret nga kuzhinat sërbo-maqedone kundër shqiptarëve duhet të kishin marë fund dhe të mbeteshin pjesë e turpshme në historinë e së kaluarës tonë të përbashkët?!!!
Si nuk i vjen turp prokurores Fatime Fetahi të kërkon dënim me burg të përjetshëm, për një vrasje vërtetë të rëndë, vrasje e pesfishtë, nuk është pak dhe nuk është lojë. Por ashtu sikur që është pesha e rëndë e rastit, ashtu kërkohet edhe forca e argumentit.
Deri më sot, në të gjitha instancat dhe shkallët e drejtësisë, prokuroria nuk sigurioi dëshmitar që e ka parë rastin, prokuroria akoma nuk ariti të zbulon motivin që solli deri te vrasja, prokuroria akoma nuk i ka gjetë armët me të cilat janë ekzekutuar djemat e rinj në liqenin e smilkovës, prokuroria akoma nuk e ka sjellë në gjyq ish kryeparlamentarin Trajko Veljanovski si personi kryesor i dyshuar në porositjen e kësaj vrrasje kaq të rëndë, ku jetën e humbën 4 djema në lulen e rinisë dhe peshkatari i gjorë.
Këto fjalë nuk janë të mia. Por këtë e thonë vet kolegët prokuror dhe gjykatës, njohës të së drejtës penale. Studjuesit dhe njohësit e mirë të ekspertizës ligjore si në ish Jugosllavi, ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut. Gjatë studimeve dhe analizave, ata në librat e tyre kanë shkruar se shqiptari kur ka arsye për të kryer vrasje, plumbin ta jep në ballë dhe asnjëher pas shpine, sidomos kur bëhet fjalë për një vrasje me duar të lidhura dhe nga afërsia 50 cm.
Më dhimbsen të vdekurit e pafajshëm, por më vjen keq edhe për të burgosurit e pafajshëm. Publikisht e them, unë dhe gjenerata ime, aspak nuk habitemi nga rastet e montuara me motive politike.
Sepse, në një sistem të tillë drejtësie të çoroditur, shanset për t’u bërë kriminel potencial janë shumë të mëdha, kurse ata që mundohen të jetojnë me nder dhe të fitojnë me djersë, duhet të paguajnë faturën e mosdënimit të kriminelëve, ose rinia të braktisë vendin sikur që është boshadisur nga pakënaqësia e kuptimit jetë, në një shtetë pa shpresë dhe drejtësi.
Këto dhe raste të tjera, që janë shembull i keq i gjyqësisë selektive, tash më janë shndërruar në cirk, ku mungojnë të akuzuarit e vërtetë dhe shpiken të akuzuar të rrejshëm, kurse prokurorët dhe gjyqtarët në vend se të japin dorëheqje për paaftësitë e tyre, madje edhe të shkojnë në përgjegjësi penale, janë rikandiduar dhe avancuar në pozita të ndryshme.
Do ta citoj publicistin Emin Azemi dhe sugjerimin e tij:
“Pastrimi” i vërtetë i gjyqësorit, siç ishtë paralajmëruar, nuk mund të bëhet nëse nuk bëhet riprocesimi i të gjitha rasteve të montuara dhe krahas saj edhe marrja në përgjegjësi e atyre që i montuan këto raste, bashkë me gjykatësit dhe prokurorët që morën instruksione për t’i deformuar proceset gjyqësore, ku viktimë ishin dhjetëra shqiptarë, të cilët ende po vuajnë dënime kapitale, si pasojë e gjyqësisë selektive.”
Rast konkret, vrrasja me paramendim e Almirit 4 vjeçar, me dëshmi të filmuar nga kamerat, ku kemi mbi 10-ra dëshmitar, lloji dhe soji i Fatime Fetahut në drejtësinë në thojza të këtij shteti e trajtojnë vetëm si incident i padëshiruar në komunikacion.
Aty ku vritet fëmija nga pushteti, vdes ardhmëria e atij shteti.
SHVL – UÇK
Daim Hiseni