Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) në mbledhjen e sotme ka sjell vendim që të propozoj lehtësimin e masave restriktive mes tyre dhe heqjen e orës policore.
Gjithashtu propozohet shfuqizimi i kufizimit prej 100 mysafirëve në dasmë dhe ahengje tjera dhe të lejohet organizimi i ngjarjeve, koncerteve dhe ahengjeve në klube dhe lokale vetëm në ambient të hapur, me kapacitet prej 50% të objektit dhe jo më shumë se 1000 persona.
Qeveria pritet që gjatë mbledhjes së nesërme të sjell vendim për këto masa të cilat parashikohen të hyjnë në fuqi nga dita e mërkurë, 16 qershor.
Lehtësimi i masave restriktive vjen si rezultat i gjendjes epidemiologjike stabile.