Në Maqedoninë e Veriut prej sot hiqet ora policore, gjegjësisht vendimi për ndalimin e lëvizjes së lirë që ishte aplikuar nga Qeveria më 22 mars.
Lajmi u bë i ditur mbrëmë nga kryeministrit teknik Oliver Spasovski, i cili prezantoi pakon e masave që ka ndërmarrë Qeveria, duke qenë në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, përcjell INA.
Prej nesër do të fillojnë të punojnë objektet hotelierike, kafenetë dhe restorantet, në përputhje me protokollet e përcaktuara dhe se ato do të punojnë në hapësira të hapura.
Për lejimin e punës në hapësirat e brendshme të lokaleve, pikërisht për ato që nuk kanë terraca, Qeveria do të sjellë konkluza në fazën e dytë.
Nga 1 qershor nuk do të vlejnë konkluzat e qeverisë ku kategori të ndryshme të punonjësve ishin liruar nga puna për arsyet e ndryshme.