Nënpunësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kryesisht të stacionit policor për siguri të trafikut rrugorë, ditën e Hënë më datë 20.09.2020 gjatë kontrollit rutinor në Bulevardin Goce Dellçev kanë hasur në motoçikletën BMW të kryeminstrit Zoran Zaev shkruan Portali Informativ Gurra.mk
Pas ndalesës nënpunësit policorë në bazë të Nenit 99 paragrafi 4 të Ligjit për Siguri në Komunikacionin Rrugor konstatuan shkelje të ligjit (për mos mbajtje të helmetës gjatë vozitjes së motoçikletës) dhe të njejtin e gjobitën.
Po ashtu janë gjobitur edhe zv/kryeministri për korrupsion Lupço Nikollovski dhe mininistri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Centar.mk i ka publikuar faturat e gjobave. Ata duhet të paguajnë nga 50 euro në kundërvlerë denari, për shkelje të rregullave në trafik.
Në rrjetin social twiter javën e kaluar u publikua video në të cilën shihet si kryeministri Zaev nuk bart helmetë përderisa drejton motoçikletën. Kjo shkaktoi reagime të shumta në opinion. /Gurra.mk