E diel, 22 Dhjetor, 2024
spot_img

Policia e shtetit, përdoruese e drogës?

- Advertisement -spot_img

Në tetë Sektorët për Punë të Brendshme në kuadër të MPB-së ka nisur kontrolli sistematik i policëve. Rezultatet fillestare, jo zyrtarisht flasin për polic të dyshuar edhe për konsumim të substancave narkotike. Burime brenda Ministrisë së Brendshme bëjnë të ditur për Alsat se Kontrollet sistematike kanë përfunduar në Tetovë dhe Ohër ndërsa në Strumicë është pothuajse nga fundi. Kontrollet nuk kanë përfunduar në Kumanovë, Veles, Shtip dhe Manastir ndërsa pas përfundimit të tyre në sektorët e qyteteve të lartpërmendura, kontrollet do të fillojnë edhe në Shkup. Alsat mëson se pas kontrolleve sistematike, policët e dyshuar për konsumimin e substancave narkotike do t’i nënshtrohen ekspertizave mjeko-ligjore. Në rast se mjekësia ligjore konstaton se nëpunësit policorë kanë përdorur lëndë narkotike, dikasteri i Brendshëm do të merr masa në përputhje me ligji, përjashtim nga puna. Siç bëhet e ditur hetimi do të zgjerohet edhe në rrugët tjera operacionale me qëllim zbulimin e kanaleve nga ku sigurohet droga. Jo zyrtarisht dyshohet për sasi të vogla të drogës të konfiskuar nga përdoruesit aktiv apo edhe nga bashkëpunimi i policëve me trafikantët. Sa për ilustrim dhe mbi bazën e dyshimeve se jo gjithmonë droga e konfiskuar nga MPB-ja korrespondon me drogën e dërguar në Prokurori si dëshmi në procedurë gjyqësore, kërkuam të dhëna për sasinë e konfiskuar të lëndëve narkotike nga policia për vitin 2016, 2017 dhe 2018. Dikasteri i Brendshëm ndonëse premtoi, nuk dërgoi të dhënat. Njëjtë vepruan edhe Prokuroria Publike nga ku bën të ditur se kërkojmë të dhëna për të cilat duhet një kohë e gjatë për t’i siguruar, duke na referuar se informacionet konkrete mund t’i kërkojmë në polici. Deri më sot, organi akuzës nuk na ka dërguar të dhëna lidhur më sasinë e konfiskuar e që e njëjta merret si dëshmi në procedurë gjyqësore. Kontrolli sistematik i gjendjes shëndetësore fizike dhe psikike të policëve është i rregulluar me marrëveshjen kolektive. Nëpunësit policorë janë të obliguar që çdo 24 muaj t’i nënshtrohen kontrolleve të detajuara, ndërsa një herë në vit kontrolleve psikike. Praktikat ndërkombëtare dëshmojnë se policët janë të obliguar që kontrolleve sistematike t’i nënshtrohen çdo gjashtë muaj.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img