Ballina Jetë Pirja e duhanit një prej shkaktarëve më të mëdhenj të sëmundjeve në...

Pirja e duhanit një prej shkaktarëve më të mëdhenj të sëmundjeve në botë

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, çdo vit vdesin 78,000 persona nga pirja e duhanit, ndërkaq një pjesë shumë e madhe jetojnë me sëmundje të cilat shkaktohen nga duhani.

Duhani është shkaktari më i madh i kancerit në mushkëri, por gjithashtu mund të shkaktojë edhe lloje tjera të kancerit.

Ndër tjerash, pirja e duhanit e dëmton zemrën, e rritë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të të pësuarit sulm në zemër apo në tru.

Por, mbi krejt këto, personat që pinë duhan duket se janë dyfish më të prirë ta humbin shikimin.

Duhani përmban mbi 7,000 kimikale të rrezikshme të cilat, sipas ekspertëve, mund të shkaktojnë uveitis – një sëmundje e cila shkakton inflamacion të shtresës së mesme të syrit.

Nëse nuk trajtohet, uveitis-i mund të kalojë në sëmundje më serioze si katarakti, degjenerimi makular, glaukoma e deri në verbëri./Gurra.mk

Exit mobile version