Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp, njoftoi se personat në izolim do të ndiqen përmes aplikacionit celular, që aktualisht përpunohet sipas shembujve nga vendet evropiane.
“Personat në izolim do të ndiqen në mënyrë elektronike, kjo është diçka për të cilën e punojmë së bashku me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, tashmë po bëhet një aplikacion sipas shembullit të shumë vendeve evropiane. Mendoj se është diçka që mund të jetë me të vërtetë e dobishme, veçanërisht në disa pjesë të vendit”, tha Filipçe.
Ministri shtoi se aplikacioni do të paraqitej para opinionit menjëherë pas përgatitjes teknike të tij.