Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në kuadër të ndarjes së posteve qeveritare do të ketë dy poste të zëvendësministrave.
Burime partiake thanë për INA se janë dakorduar për të pasur zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Për këtë post siç bëhet e ditur tashmë është përzgjedhur Fatmire Isaku, që deri tani ka ushtruar detyrën e zëdhënëses së PDSH-së.
Për PDSH pritet të diskutohet edhe për një post tjetër zëvendësministri në ministri tjetër. Po ashtu kjo parti do të ketë edhe disa drejtori dhe agjenci qeveritare, por ndarje të pushtetit edhe në eshalone tjera.