E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img

Paralajmërimi i Arbën Xhaferit dhe tangoja maqedonase.

- Advertisement -spot_img

Muhamer Pajaziti
Dy partitë e mëdha maqedone në zgjedhjet e 15 korrikut sikur kanë një pakt të fshehtë për ti rezistuar apo ikur kërkesave reale të partive shqiptare për realizimin e të drejtave personale, politike-civile dhe ekonomiko-sociale të shqiptarëve.

Zaev e tha hapur se do të bashkëpunoj me Mickovskin për ta bërë një qeveri maqedone, por harroi se kjo bie ndesh me parimet e tij për një shoqëri qytetare dhe shtet multietnik.
Kjo të kujton tendencën e hershme të maqedonasve për majorizimin e demokracisë apo të shqiptarëve, rrezik që paralajmërohej dy dekada më parë nga politikani i njohur dhe filozofi, Arbën Xhaferri.

Kur Xhaferi i shpjegonte këto teori, shumica dërrmuese e shqiptarëve as nuk e arrinin ta kuptonin fjalorin e tij të pasur dhe terminologjinë politike.

Paralajmërimi i tij ishte se, në shtetet multietnike nuk mund të funksionoj demokracia e shumicës, për faktin se populli shumicë me anë të gishtërinjve do arrinte ta eliminoj ose margjinalizoj një popull që nuk është shumicë brenda atij shteti.
Ai thoshte se, dikush këtë e bënë me anë të tankeve, e dikush tenton me anë të gishtave në Parlament.

E keqja është se shqiptarët me gjithë ato universitete dhe akademi nuk kanë arritur të krijojë lidership apo klasë intelektuale, e cila do të shtronte qartazi kauzën dhe cështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Edhe në këto zgjedhje, partitë shqiptare kanë ngecur aty ku e la Arbën Xhaferi, kërkojnë barazi dhe demokraci konsensuale, por pa një shpjegim të qartë teorik dhe praktik.
Xhaferi thoshte se në shtetet multietnike duhet të aplikohet demokracia konsensuale, pra shqiptarët të kenë të drejtën e vetos në vendimet e ndryshme në Parlament dhe qeveri.
Kjo është beteja dhe thelbi i fushatës e cila po zhvillohet edhe sot në Maqedoni për zgjedhjet e 15 korrikut, ku partitë shqiptare, ndonëse vonë kërkojnë demokraci konsensuale, barazi, qasje të plotë në buxhetin e shtetit, duke synuar që ta kushtëzojnë lidershipin maqedonas.

Në anën tjetër, partitë politike maqedonase nga ngecur po aty, ato duan të vazhdojnë politikat e majorizimit të shqiptarëve.
Subjektet politike shqiptare, po përgjigjen ndaj këtyre politikave, duke kërkuar kryeministër shqiptarë, zv/kryeministër shqiptarë dhe vendimmarrje të plotë, qeveri shqiptare, por edhe parlament bikameral.
Kjo dëshmon se, Tani është koha për një marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Kjo do të jetë prova e fundit nëse maqedonasit do ta pranojnë realitetin shqiptarë , ndryshe do të dalin në pah opsione të reja.
Parlament bikameral, bojkotim dhe mos pagim të taksave, asociacion të komunave shqiptare e deri në kantonizimi apo konfederatë…
S’ka më shqiptarët të definohen si popull 20 apo 30 për qind,
S’ka më ligj të cunguar për shqipen, por në gjithë territorin,
S’ka më shqiptarët të paguajnë taska e dora shtetit në vendbanimet e tyre të mos duket askund…

Ndryshe kot na mashtrojnë politikanët shqiptarë e maqedonas me retorika nacionaliste e të bashkim-vëllazërimit para zgjedhjeve….

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img