E diel, 22 Dhjetor, 2024
spot_img

Pandemitë botërore që ndryshuan historinë e njerëzimit.

- Advertisement -spot_img

Historia e pandemive është pothuajse e gjatë sa vetë historia e njeriut. Pandemitë kanë marrë miliona jete njerëzish, kanë shuar qytete e kanë dobësuar perandori.

Shpërthimi më i hershëm i pandemisë daton në vitin 430 para erës sonë, gjatë luftërave të Peloponezit. Sëmundja epidemike u shpërnda në Libi, Etiopi, Egjipt e deri në Athinë, ku u shuan 2/3 e popullsisë.

Murtaja ose ndryshe siç njihet sëmundja e zezë, ndryshoi rrjedhën e një ndër perandorive më të mëdha në historinë e njerëzimit, atë të Perandorisë Romake, duke shkaktuar një lufte masive ekonomike.

Këto fenomene të sëmundjeve epidemike krijuan atmosferë apokaliptike, me çka u bë edhe shkas që nxiti përhapjen e shpejt të fesë krishtere.

Gjate dy shekujve në vijim sëmundjet pandemike morën e jetën e mbi 50 milionë njerëzve, ndryshe 26% për qind të popullsisë botërore. Periudha mesjetare ndryshe njihet edhe si epoka me errët në historinë e njerëzimit.

“Vdekja e zeze” u përhap me shpejtësi të madhe, dhe për vetëm tre vite morri jetën e 1/3 së popullsisë evropiane.

Kjo pandemi u bart nga Azia qendrore në Evropë, fillimisht në Itali e Francë e pastaj e mbuloi të gjithë kontinentin evropian ku shkaktoi vdekjen e mbi 30 milionë njerëzve.

Sëmundja u shkaktua nga një bakterie e bartur tek minjtë, e pastaj në mënyrë virale filloi te shpërndahej ndërmjet njerëzve.

Gjatë shekullit XIV-të, nga 475 milionë banor në botë numri u reduktua në 350 milion. Edhe në kohët moderne sëmundjet pandemike do të vazhdonin të merrnin miliona jetë njerëzish.

Pas përfundimit të Luftës së parë botërore, gripi spanjoll infektoi 500 milionë njerëz, ndërsa numri i vdekjeve vlerësohet të jetë së paku 50 milionë në të gjithë botën.

Ndër arsyet kryesore të përhapjes së pandemisë dyshohet të jetë mungesa e higjienës nga ushtaret që morën pjesë në luftën e parë botërore. Sëmundja u identifikua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda personelit ushtarak e me pastaj u përhap edhe në Evropë.

Në shekullin XX numri i të vdekurve nga sëmundjet ngjitëse raportohet te jete rreth 50 deri në 100 milionë njerëz, shifra këto qe ia janë me të larta se sa vdekjet që rrodhën nga lufta e parë botërore.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img